Tuesday, 6 November 2007

Katari, Vend i Panjohur....














Katari, vertet vend i çuditshem. Mund te thuash me plot goje nje karshtisje e ndertesave ngjyre rere dykateshe te Riyad-it me gradaçelat e New York-ut. Nje shtet i formuar pas 1971, pa ushtri, histori, muze e monumente. Keto te fundit mund jene ose monumenti i perles (simboli i Katarit-pasi perlat gjenden me shumice) ose karroce supermarketi (siç dihet, Katari eshte nje nga vendet me te pasura me petrol e gaz, ndaj dhe konsumon çdo gje ne menyre te jashtezakonshme).
Nje adhurim i papare ndaj kultures amerikane, bente qe mezi te gjeje diçka t'i perkiste kultures arabe (Ne foto,Esraresh-vendalinjte me veshjet e tyre tipike, te ndare veç burrat-qe thurin kashte e veç grate qe pikturonin duart me kena.)pasi zakonisht shihje femra te mbuluara me çarçaf te zi, me tualet ne max e me çanta origjinale Gucci e meshkuj me entari te bardheduke ngare Hammer e makinat e fundit me te renda...
Temperatura e larte (gjate dites 60 e siper, ne darke 45-50) krijonte pamundesine e eksistences se kembesoreve. Jashte mund te rrije max 5 minuta sa per nje foto shoot...
Ne kete vend me popullesi 1,500,000 banore, mund te gjeje nga çdo kombesi, kryesisht nga India,Filipine, Malayzia, Siria,Egjipti,Turqia, Spanja,Amerika,Anglia,Franca,Ukraina,Italia,Gana e shume vende te tjera. Do thoni; dhe Shqiperia :), gjate kohes ne Katar nuk munda te rastis me asnje shqiptar. Sa mendova njehere ti bej kerkese Emirit te Katarit, per ti vene emrin tim ndonje rruge a sokaku te Katarit .....:)

Wednesday, 31 October 2007

Rikthimi, me i lehte nga ç'e kisha menduar....

Gjithe keto kohe mes jush kam qene, por tashme fale meme-s se perkthyer nga Akullnaja, iu riktheva blogut tim... JU PERSHENDES MIQTE E MI!

Nese me keni harruar, mund te lexoni memen time....:)



Ngjyra e syve? – Jeshil me lule te verdha
Makina e preferuar? – S’kam ndonje preference te veçante makinash. Per momentin se perdor por them pas disa kohesh te marr nje Toyota Yaris.
Me të mëngjrën a me të djathtën? – me te dyja. Pas drurit qe kam ngrene nga zysha e klases se 1 pse shkruaja me te majten, çdo gje e bej me te majten veç te shkruaren me te djathten.
Këpucët që veshe sot? – te zeza,maje rrumbullake, take kaushi
Frika? – Te notoj vetem dheshume larg bregut te detit (sidomos atij Mesdhe)
Qëllimi që do donit të arrinit këtë vit? - Jane lidhur me profesionin kshu qe varja…
Mendimi i parë në mëngjes? – Nese e kam vendosur qe ne darke se çdo vesh, fli deri ne alarmin e 2-te
Koha e gjumit? – 12-01
Pepsi apo Koka? –asnjeren
E dalë në grup apo dyshe? –Ç’eshte kjo moj...dyshe...
Çokollatë apo vanilje? - Çokollate sterre e zeze
Tymos? – Qe prej 5 muajsh pa llogaritur 5 vjet para intervalit 1.5 viti.
Këndon? – Kur jam vetem
Ke rënë në dashuri?- Dhe po dhe jo
Do të martohesh një ditë? – Gjysem e martuar(si gjysmagjeli)
A shkon mirë me prindërit? –ehe...mka marr malli ta haj dreqi...
I bie ndonjë vegle muzikore? – e vogel i bija violines,po smbaj mend gje
A ke tymosur muajt e fundit? – ta thashe me lart
Candy bar i preferuar? – No...
Ke dalë me ndonjë çun muajt e fundit? – Po, po...
Kur ishe e vogël...? –mblidhja letra çumçakizi, lexoja ‘Terfili me tre flete’, haja karramele ‘Zana’....
Të kanë thënë ndonjëherë “ bishtpërdredhur”?- yyyy plot....e se bej gjoja sikur se kuptoj pse
Ke vjedhë ndonjëherë në dyqan? – jo por kam asistuar ne vjedhje librash, vete jo
C’do bëhesh kur të rritesh? – Farmaciste si mami..
Tatuazhe? – ne kembe, bark e kurriz
Njeriu i famshëm i preferuar? – Solisti i Audioslave
Skuadra e zemrës? – Skam
I dashuri ideal? – Tmos ma treedhi...
Shokët më të mirë? – Plot
Beson në dashurinë me shikimin e parë? – Jo...
Marka e preferuar e veshjeve? – Zara, Mng, Banana Republic
Pushimet e ëndrrave ? – Ska shume rendesi vendi , mjafton te jem me miqte mi
Kafshë shtëpiake? – mace, qen, hardhuca, peshq(nese skam mace)
Këngëtari i preferuar? – Mulatu Astatke
Filmi i preferuar? – Ka plot por me I “ Giulieta dei Spiriti-Fellini”
E ke shkrepur ndonjëherë pushkën? – Ajo kam shkrepur ka qene çifte gjahu qe une e kujtoja per pushke
Të pëlqejnë këto pyetjet? – Pse ka me te mira?
Të pëlqen vetja? – Ehe sidomos ne proces rikuperimi si tani
Jam e varur prej? – internetit, domates,nikotines
Pija e preferuar? – vere e kuqe
Të ka vajtë mëndja skiç për njeri? – Kto kohe jam rehat
Guxhulitesh? -shume
Akullorja e preferuar? – Me çokollate dhe geshtenje
A beson në Zot? – JO
Përshkruaje veten me 3 fjalë. – I kam ca bezdi kto lloj pitjesh,nejse. Sociale, e rehatshme,terheqese
Dita e preferuar e javës? – e premte
Çfarë revistash lexon? – Ato lloj limonate kur sdua te mendoj gje
E ëmbël apo e thartë? – e tharte
Marka e preferuar e çimçakizit? – Brocklyn-pete
Ngjyra e flokëve? – e zeze
Bishtin apo kokën? (e gjelit???) – asnjeren
Soji? – e bardhe
Gjatësia? – 1,66
Dobësia? – Familja
Pica e preferuar? – I kam pak keq punet me picen se ha.
Fjalia më e shpeshtë në një sms? – sms
Tipari më i mirë fizik? – syte
Të zë makina, treni, avioni? – Asnjera
Mc’Do apo Bourger King? – Asnjeren
Lipton Ice Tea or Nestea?- Asnjera
Kafe apo kapuçino? – Kafe
A truan ndonjëherë? – Shume rralle por kur i ka ardh kulmi
Do të shkosh në Universitet? – Po ne nje te dyte
Të duket vetja tërheqëse? – ta thashe lart te 3 gjerat rreth meje-po
A ke pirë alkool muajin fundit? – ne max, pasi erdha nga katari i nxorra zine
A ke marrë drogë muajin e fundit? – jojojojo
Filmi vizatimor i preferuar kur ishe kalama? – Arushi Kolargol
A ke hipur në skenë muajin e fundit? – Se kam ndjere ndonjeher te nevojshme, dhe nese me jepet rasti i shmangem
Sporti i preferuar? – Tenisi, noti
Të kanë rrahur ndonjëherë? – Zysha e tmershme e klases se 1 dhe mami me shpulla te buthet
Si do të vdesësh? – duke e kuptuar qe po vdes
Piercing? – yes
Ngjyra e preferuar? – E kuqe+jeshile
Pjata e preferuar? – pak nga midhje, kallamare,karkaleca
Prindërit e tu janë...? – ashtu si i dua une
Ke kalamaj?- as me shkon mendja te kem
Ke kafshë shtëpiake?- mace por qe ka dal nga vetvetja dhe ngjason shum me majmun
Aroma e preferuar? – lule manjole
Njëherë u deha dhe...? – Harrova qe duhet te kthehesha ne shtepi
Muzika e preferuar? – Rock, Acid Jazz
Pa çfarë s’mund të jetosh? – pa muzike
Stina e preferuar? – Vjeshta sidomos me ngjyrat
Flori apo argjend? – flori I bardhe
Kush është personi i fundit që ju mori në telefon? – Nje mik nga stambolli
Si i jep makinës?- Skam shume praktike,por ndjehem rehat me ato automatiket
Më mirë e pasur apo e famshme? – e pasur
Kur je mërzitur shumë....? – nuk pi alkol, veç tymos si e terbuar e rri ne krevat gjithe diten si e semure
Si e ke zilen e celit këto kohë? – AYO-Down on my knees
Sa e ke çuar pa gjumë? – 53 ores e ca min
Ç’do bëje me 1 milion dollarë? – do shetis boll e me pas ja fus dhe nje MBA
Ç’ju bën për të qeshur? – Macja ime kur perveloheet per cik maçok
Libri i preferuar? – Semerkant-Malouf
Çasti më i sikletshëm? – Sot, kur pashe fytyren e te dashurit tim tek pershendeste nje femer qe jam e sigurt 100% he’s lived smthing
Gjëja e preferuar që ke? – Verdhushkat e mia (parfumet,kremrat, locionet etj) jo se i perdor shum, me mjafton qe ti shoh me perkedhelje nje her ne dite
Ke lëvizur shtëpi ndonjëherë? – Aq shume sa smbahet mend
Puthje apo përqafime? – Kto kohe famijlare sa te duash. Kur me vjen nder mend ndonje puthje me perqafim ne shtrydhje, me behet mishi puçkurriza puçkurriza
A jeni njeri emotiv? – Jam, sa ndonjeher them po merr veten ne qafe, por gjithnje e me pak

Rrofsh Eni qe ma kerkove kete meme...

Thursday, 12 July 2007

Just amateurs



















Oil, 110 X 75 cm

This is one of our (me & Eni,year 2002) first paint works. It's just an outcome of the faculty exams' boredom.
As usual, poser Spongie insists to be the ornament of the photo...

Monday, 9 July 2007

Two wheels are better than four


















Photo: The Continously Drying Salt Lake in Anatolian Part of Turkey

Thursday, 28 June 2007

Voglio una donna - Fellini Souvenir 1.

Pjese nga Amarcord- F.Fellini

Typical woman-mannish quarrels- Fellini Souvenir 2.

Pjese nga "La dolce Vita" - F.Fellini

A very special collection ;) - Fellini Souvenir 3.

Pjese nga filmi City of Women - F. Fellini

Wednesday, 27 June 2007

The End of Our Innocence

Ate nate dhe macja ishte midis nesh e te degjoi kur ti pranove mekatin tend… Ti as u skuqe as u zverdhe ste ndodhi asgje nga ato qe une kisha frike se mos te te ndodhnin. Ndoshta e kisha ekzagjeruar duke e kisha perfytyruar si skenat e semura te pas-tradhtise tek “Shame” e Bergman-it.
Ti qave, ti u struke e me ne fund u shfryve nga e ajo fshehta jote qe te bente te ndjeheshe “a real man” por dhe nje zagar ne te njejten kohe. Une mbahesha fort pas fytyres se partneres empatike per te mos u kthyer ne egersire femerore…

Te thashe qe ke fituar statusin e mashkullit ordiner e ty ste pelqeu, u preke shume e vazhdoje te qaje. Por une sqaja dot dhe veten spo e detyroja per kete. Sme pelqenin keto mutual qurravitje faljeje e pendese…

E per çfare dreqin duhet kjo empati, xhanem! Kur tashme une e di qe sdo mund te çmendem dot pafajshmerisht me ty duke pire Havana e kthyer ca shat tekila. S’do mund te shoh Passolinin e Tarkovskin e te flas per Dostojevskin. Sdo mund te te shoh me pa menduar asgje. E di dhe ti sdo mund te besh dot me filma se ty ste pelqejne skenaret me dashuriçka e qurravitje, qe ke ne dore per momentin…

Dua te te dhuroj ca lule te thata opiumi por...


You Don't Fool Me!

Tuesday, 26 June 2007

Rradhen e ka Çerçizi





Te rrapi ne Mashkullore
Foli Çercizi me gjoje:
Leri djemt e mij te shkojne

Leri djemt e mij te shkojne
Se ju skuq ju bej me boje
Se Cerciz Topulli ore me thone.

Hyri Prilli, doli Marsi
O Girokaster o cu vra Bimbashi
Nga Janina vjen Mazapi
Te vrane more Bimbash te vrane
Cecizi Topulli me Hipolane.

Saturday, 23 June 2007

Nga cili film jane marre keto fragmente?

























Provoni memorjen tuaj ne keto foto fragmente te cilat i perkasin nje prej filmave klasike te Kinostudios shqiptare! Eshte shume e thjeshte ;)

Tuesday, 19 June 2007

Ma heq trurin fare...
















Sa here qe kthehem prej teje jam si e dyte, e terbuar fare. Me shkallon fare…
Qe ne momentin qe te prek ty ndjej te me ringjallet ai mikrobi yt qe e kam perbrenda por qe e mbaj ne gjume ne jeten time normale. Ti je pjesa ime anormale mund te them, per kete arsye dhe une vdes per ty. Di vetem qe daljen ne pah te mikrobit tend e pranoj me gjithe kenaqesi dhe kjo gjendje me tjeterson e une nuk shqetesohem fare… Dhe shqisat e mia ambjentohen , behen njesh me te, ca me te ngadalta pothuajse dembele, me te qejfshme, me lozonjare e me te ngrohta.
Shkaterrohem per ate ngrohtesine e diellit tend, qe dhe te pjek dhe te ben te te perzihet ne stomak por perseri une vazhdoj te rri si e uritur nen rrezet e diellit te bregdetit tend. Dua te marr rezerva per sa kohe do te jem larg teje.
Siç te thashe, me dembelizmin qe ti me ke injektuar per pak kohe, nis diten me ate kafen tende qe çdo here me duket sikur po e pi per here te pare. Dhe qe ndryshe nga mengjeset e mia normale une nuk e vras fare se skam prane asnje burim informacioni e qe jam out fare me çka ndodh.
Megjithese me semur me ate zhulin e pluhurin tend, une asnjehere ste ve faj ty. Eshte trupi im i dobet e i paimunizuar ndaj teje, ai qe ka faj. Duhet te ushqehej me luleshtydhet e kajsite e tua te sapokeputura e jo me bashkim lengjesh sakaroze e aroma artificiale te hormonizuara ne fabrika plehu.
Ti me shkallon me ato qejfet e netet e tua, ndaj dhe une per ta zgjatur sa me shume kete kenaqesi rri pothuajse tere kohen e pire kur jam tek ty.
Pale bukuria, feminiteti e fisnikeria e femrave te tua. Besoj asnje mashkull sdo ta nderronte as me … ku ta di une me çfare, sikur te isha mashkull do ta gjeja personazhin femer te krahasimit. Oups po flas per seksin e njejte, jam e dehur akoma …:)
Per meshkujt e tu qe su a ben syri terc per asgje flasim here tjeter me mir :)

Pa e lodhur shume veten, te ta them hapur si je ti;
Je si ai/ajo dashnori/dashnorja qe te rikthen ate emocionin e çmendur te adoleshentit pas nje periudhe te gjate monotone.
Kam frike se ndonje dite do te vdes nga gjemimi e dhimbja e embel qe me shkakton thyerja e poçit te qelqte qe bie nga fillimi der ne fund te boshllekut te kraharorit tim sa here qe shkel ne token tende…









Thursday, 31 May 2007

Ashk dhe Ashiket




















Duke lexuar komentet e shkrimit me te preferuar te javes ne Peshkupauje, mbi poezite e dashurise te ashikeve shqiptare si dhe ato te botuarat ne blogun e “pasardhesit” te fundit te ketyre ashikeve, Emigrantit, mu kujtua shpjegimi i mrekullueshem rreth kuptimit te fjaleve ashik dhe ashk, qe beri para disa kohesh nje miku im adhurues i kultures persiane.

Keto dy fjale jane me origjine nga persishtja. Ashik vjen nga fjala ashk, eshte ai person qe ndjen ashk, pra i “infektuar” nga ashk. Ndersa vete fjala ashk do te thote dashuri, adhurim, fiksim. Per shekuj me rradhe, fjala ashk eshte perdorur per te nenkuptuar terheqjen, ndjenjat midis mashkullit e femres, mashkullit me mashkull ( psh; ne poezite e padishaheve qe u kendonin me ashk luftetareve te ushtrive te tyre) gjithashtu dhe per te shprehur dashurine hyjnore dhe lidhjen shpirterore ndaj zotit.

Fjala Ashk eshte perdorur per here te pare nga persianet qe banonin ne krahinen e Shirazit te Persise. Ne persisht eshte eshk, dhe si fjale ka prejardhjen nga bashkimi i shkronjave te para te tre fjaleve, Ebadet, Shykyr, Kanaat qe nenkuptojne;

Ebadet – te adhurosh, te respektosh

Shykyr- te shprehesh mirenjohje per gjendjen e lumtur e te miresise qe perjeton
Kanaat- te mjaftohesh me ate qe te perket, te mos kerkosh me shume pra te njohesh kufinjte

Gjithashtu ne persisht eshk perdoret dhe ne kuptimin lote, vuajtje.

Fjala ashk vazhdon te perdoret me kuptim perafersisht te njejte dhe ne ditet e sotme. Nder poetet me te njohur te cilet ne vargjet e tyre kane perdorur mjaft bukur kuptimin origjinal te kesaj fjale, permenden Mevlana dhe Omer Hayyam.

Sunday, 27 May 2007

Mendje te Ndritura!














ZGJUARSIA PRAKTIKE DHE KURIOZITETI NE
MAKSIMUM I POPULLIT TURK... DUKE PRITUR
E PARE NGA AFER "SE ÇFARE DO TE NDODHTE"
NE MOMENTIN E ASGJESIMIT NGA EKIPI I
POSATSHEM I POLICISE TE NJE PAKETE
(e denoncuar si bombe) TE LENE NE NJE NGA RRUGET
KRYESORE TE ANTALIAS.















KUJDES NGA RENIA E GURIT!!!


(fotot marre nga gazeta Vatan)

Monday, 21 May 2007

Si lozet "Botash" te xhaxhi Peshku ?

Dhe "Zhapiku" ka qejf i shkrete te lozi "botash" midis blogjeve shqipo te xhaxhi Peshku po se di sesi behesh pjesetar! Ka ndonje rregull te veçante, moshe te caktuar :), apo duhet te kesh motren ose vllain me te madh pjesetar loje qe te te shkruhet emri ne liste? Jo se po ngul kembe qe te behet i famshem, po ka qef i shkreti e sdu me ja prish ;)

Sunday, 13 May 2007

Neurone Vere










































































































Kete fundjave ne Universitetin Middle East-it u organuan
Koncertet e veres dhe 70-80-90's parti. Kundermonte pasifizem.Ndjeheshim me rehat se ne koncertet e Roger Waters(ku te çanin tajaren fansat e moshuar te Pink Floid'it, mos me befte jeta si ata) Anathema, Metallica (kur ishim adoleshente) etj.
Secili per qejf te vet, siç duken dhe ne foto.
Nga grupet ishin te kendshmit Brainstorm nga Letonia, Pentagram(metal)nga Stambolli e ca te universitetit.
Ne foton e 2'te duken djajte me brire te kuq qe na vinin rrotull tere kohen. Keto aktivitete jane me te preferuarat per ata :)
Rrofte Muzika, Alkoli dhe Djajte!

Friday, 11 May 2007

Intervista, femije te llastuar e xhaxhi miku!

Sa pakuptim me jane dukur intervistat per pune. Acarues fakti qe pispillosesh, merr rrugen per te vendi i punes qe ke aplikuar, takohesh me nje person qe se njeh fare dhe per nje kohe shume te shkurter do ti prezantosh gjithe ato çke bere deri ne ato vite, principet, vizionin tend per jeten punen etj etj. E me pas ai personi qe ti se njeh e qe gjate kohes qe ti ke folur kushedi ku ka fluturuar, vendos per ty...

Bota rrotullohet thone, megjithese ma shpif si fjale hakmarrese ... Para disa ditesh pata rastin te intervistoj disa nga aplikuesit (ishin studente viti i fundit Drejtesi) ne zyren tone. Ishte rastesi jo se po vdisja. E çuditshme kur ulesh ne anen tjeter te intervistes... Shfrytezova karrigen :)
Kur mora vesh qe te gjithe aplikuesit vinin nga nje universitet (mbahet nder me te miret ketu) i femijeve te te pasurve , jo se veshtiresova pyetjet po i beja ne anglisht(te rralle jane turqit qe ja thone per anglisht). Megjithese i kisha para syve ashtu me Prada, Dior, Cavalli e perrla ne qafe, dukeshin si te zhveshur... Ju betohem qe u solla shume mire nga sa meritonin. Femije kaq te perkedhelur, medioker e fodulle sdo ti duronte dot asnjeri!
Doja vetem te me dilte perpara nje gjeni, nje jo pordhac nga ata, ndaj isha shume e vemendshme, por e kote.
Nuk ishte perkedhelje egoje, perkundrazi u deshperova se e di qe keta njerez te lehte qe se kane fituar asnjehere jeten me aq veshtiresi sa ne te gjithe, dhe pse sot skane fatin te pranohen, e di shume mire qe neser ata do te jene neper ministri kryeministri, e me rradhee. Jo se peshojne por kane daja e halla e xhaxhi miku...
Se mos eshte me ndryshe ne Shqiperi thashe, dhe e mbylla kete kapitull...

Ç'po na ndodh keshtu!

Ne oret e vona, ashtu siç isha zhytur ne dosjen e stermadhe e me ngjyren karakteristike te gjykatave, as roze as lejla, papritur mbi doren time ndjej dridhjen e celularit. Ftillohem....
S'ish celi por zorret e mia qe ulerinin... :)

Wednesday, 2 May 2007

Krijoni iGoogle-in personal

Me shume mundesi duhet te kete dhe te tjere nga ju, qe e kane vene re brand new service e Google-it. Per vete e vura re sot ne mengjes
kur po hyja ne llogarine e Google-it. Sa e pashe hyra ta zhbiroja, ça ka ça ska, s'ishte e keqe jo. Sidomos per permbledhjen e lajmeve ishte klas. Taps-et i shton vete dhe ne baze te saj te renditen lajmet lidhur me te. Po ashtu ka dhe To-Do List, sticky notes, weather :), favorite bookmarks, dhe vendin e new mail te gmail inbox. Ishin dhe ca gjera te tjera qe do i zhbiroj me vone. Nese dhe ju dini e mesoni ndonje gje te veçante ne perdorimin e kesaj personalized homepage, e ndajme bashke si thoni?

Monday, 30 April 2007

Erdhi me ne fund!


Vertet surprize! U gezova aq shume sa besoj gjithe rruges per ne shtepi do kem folur me vete...

Para dy javeve ne Stamboll u zhvillua Film Festivali dhe si regjizor nderi kete vit ishte zgjedhur Pier Paolo Pasolini. Per here te pare filmat dhe gjemat e tij, shkelin kufirin turk. Por si nuk jam me ne Stamboll, u merzita shume qe nuk munda ti gezoja filmat e nje nder regjizorive te mi me te preferuar.

E ndoshta deshperimi im ka dritheruar eshtrat e te ndjerit Pasolini sepse duke mallkuar Ankarane e shpifur e fjeta mendjen qe sdo ti shihja filmat e tij. Veç ndersa po blija ca libra ne nje librari, kur po beja pagesen, shoh broshuren e Pasolinit ne Ankara. U hutova aq shume sa kur rrembeva broshuren i thashe kasieres; Ua do vika Pasolini ne Ankara! E shkreta a se kish degjuar ndonjehere si emer a se kuptoje ça thashe, u tremb nga une...

Vendosa te shkoj te te gjitha seancat pas orarit te punes qe i biente 2 filma ne dite dhe ne ato te fundjaves.
Megjithse filmi i pare Uccellaci Uccellini, per arsye teknike u perserit disa here, fansat e pakte te Pasolinit, nuk dorezoheshin. Asgje smund ti largonte ata nga Loja e Totos dhe mendjemprehtesia marksiste-kristiane (duet i çuditshem) e Pasolinit. Dhe laraska intelektuale, majtiste, qe kish baba Kapitalin e Marksit. Por qe perfundon veç ne barkun e te atit e birit qe vinin nga klasa e ulet...

Ne vijim, Mbreti Oidipus qe fati i ish shkruar se do te vriste te atin e do te bente dashuri me te emen e vertete, qe e kish braktisur te vogel ne mes shkretetires.

Vjen dita e Mama Roma, qe me mahniti Anna Magnani me te qeshuren e saj plot dhimbje e ze te ngjire, e fjalet e saj ndaj zotit: "Akoma se kuptoj pse une jam e do mbetem nje hiç e ti mbreti i mbreterve..."

Vjen Teorema, me familjen borxheze qe ndryshon forme....

Perrallat 1001 nete- qe kundermonte veç orgji e erotica... Pas çdo skene kish braktisje kinemaje...

I Raconti di Cantebury, Short movies, Porcile, Medea.

Ishte dhe kryevepra e fundit e Pasolinit,Salo o le 120 Giornale di Sodoma. E kisha pare po do te doja ta shihja prape se isha kurioze ça reaksioni do krijonte te ata qe e shihnin per here te pare. a do mund ta shihnin dot der ne fund?

Pasolini me futi dhe njeher ne boten e luftes se klasave, pamundesise per shmangjen e tyre, fatit te njerezve te thjeshte, e ne udhetimin qe ai ben ne filmat e tij nga Marxi der te Jezusi. Qe kisha kohe qe si mendoja qe sa kam nisur te jem letargjike monotone e detyrimisht pjese e sistemit...

Retrospektiva e Pasolinit zgjati pa pushim nga e merkura deri dje ne oren 24. Po gjersa po shkruaj akoma per Pasolinin, kjo do te thot qe jam e karikuar mire!

Thursday, 26 April 2007

Pesembedhjete ditshi!

Ja me ne fund mar guximin te dal perpara keshillit te lagjes, e te jap sqarime lidhur me varavingot e mia keto 15 ditet e fundit, pasi kane krijuar dyshime te nje nga shoket tane.
- Shoke e Shoqe, tere keto 15 dite, qe jane goxha gjysem muaji, 360 ore, nje pesembedhjete ditesh leje vjetore, kam bere shume gjera, por qe skane te bejne me agjitacion e propagande siç jam dyshuar.
Keto te shkreta 15 dite , kam qen ne Stamboll te Eni dhe per pune, nga shkundja e tepert ne St mu fryne bajamet sa nje koder e mu ngrit temperatura sa smund te vija dot as te PC-ja, po veç lengova ne shtrat si Migjeni, ndjese paste.Po kaloi! JA İKU NJE JAVE! Kam vazhduar te ngrihem heret e te dal si e terbuar per ne pune, gjate diteve po ashtu si e marrosur kam ndjeekur hologramin, pune pune vetem pune. Pas saj kam mundur te arratisem disa here per ne Film Festival, te pij ndonje gote vere, te gjuaj ndopak(duhet ta pranojme faktin e neuronit te pranveres), te shellehem e te me dalin ca quka me shume, te eci dhe disa km me shume e te rris floket...
Dhe diçka tjter qe ndoshta shoket e shoqet se dine, dhe Partia si gjithmone duhet vene ne dijeni per çdo gje. Per veç nje pune po merrem dhe me disa te tjera.Pra siç e shihni shoke e shoqe kam qen der ne fyt e zen.
Megjithese dyqanin tim se kam furnizuar me ndonje asortiment te ri qe te terheq klientele, perseri kam qene ketu midis jush. Duke bredhur neper kioskat e komshinjve sa te njera te tjetra. Kam pir naj kafe te shkurter ose veç i kam hedh nje sy banakut, i kam dhen nje pershendetje e kam dal shpejt. Kshu esh kur shperndahesh as me dyqanin tend smerresh dot!
Shoke e Shoqe te Keshillit te Lagjes, ju tashme e dini qe jam nje anetare Partie e sinqerte e nuk fsheh asgje nga Partia. Besomeni, mos me ekzekutoni e ndershkoni!
15 dite sjane pak, kam bredhur magazina e mbledhur materiale te vlefshme per dyqanin tim qe do tja stolis vitrinen se shpejti.
Asgje sdo jete ne kundershtim me principet e Partise! Veç pak PASOLINI ne vazhdim...

Wednesday, 25 April 2007

Zanafilla e Brireve...

- Ç'do te besh , Adham, Adham!
- Fol, zot, se ketu jam,
Po te mos jeshe, me mire.
Se Eva me vuri brire.
Eva qe me dhe per grua!
Dota vras se nuk e dua,
Nuk' mund ta le te gjalle
Se me turperon me Djalle!
Sot i pashe me sy vete.
Zot i madh e i vertete
La baba Adham te qaje
Dhe Even zuri te shaje:
"Me Djalle ti te bashkohesh!
Nuk t'erdh turp, moj shtrige,
Te behesh grua e lige?
Hodhe dashuri me Djalle!
Qysh e besove, rremalle?
Pse nuk ike kur te poqi?
Nuke te qe mjaft i shoqi?
Ç'te duhej moj e bekuar?
Haje pije pa punuar,
Dhe do te rroje me jete,
Tani, moj e mallekuar,
Dote rrosh duke munduar,
Nga barku yt ç'do te dale,
Qofte vajze, qofte djale
Nate e dite te punojne.
Te vuajne e te renkojne,
Te shkojne ne jete te ndyte
Gjersa ti mbyllin syte
Mos mbete njeri pa brire
Te rrojne si egersire,
Asnjeri me gaz mos mbete".

Fragment nga "Baba Musa Lakuriq"- Çajupi

Keto kohe po rilexoj veprat letrare te Çajupit.
Ndaj mendova te ndaja me ju keto vargje plot
ironi e sarkazem, meqe me vjershen Kandari
stafeten e kish Eni :), qe me shkathtesine e saj
siberike e kish publikuar te Mamadhia.
Dhe une si per rasti dreqi ato data kam qen ne
terbim e siper transferimi...

Tuesday, 24 April 2007

NO COMMENT

Poezia e ndaluar e Çajupit

Elegji ne pleqeri per te shkreten djaleri; "KANDARI"

Grua sec mu prish kandari
Nuk eshte me ai i pari
Qe s'pertonte dite e nate
Ndizej si barut i thate.

Lere grua se c'me gjeti
Nuk me bindet me aleti
Ky bandill qe cante rete
Me s'i ngre kryet perpjete.

Vjet si kale turfullonte
Grate e fshatit kur shikonte
Sa i shihte bythezbuluar
Sulej si qen i terbuar.

I pushtonte vete te tera
Zgavra, shpella, guva,verra
Fryhej si nje patellxhan
Kur shkonte nen fustan.

Sa i vinte mend zanatit
E uronin grate e fshatit
Po sot cka qe eshte merzitur
Trup e shpirt i raskapitur?

Shikon cupat siseplota
Me shale te buta e te ngrohta
Nuset e bardha si debora
Qe s'i shpetonin nga dora

Grate e reja sisemedhate
Qe i nderronte pernate...
Dhe s`leviz te behet burre
Me mbeti vetem per shurre.

Ah moj grua moj e ngrate
Te mbeti burri kaq thate
Megjithese me s`te ngop dot
Por dikur s`kam qene si sot.

Isha trim dhe djale i hedhur
Pak usta per te zgjedhur
Buzeqeshja me te tera
Mjaftonte qe t'u hante verra.

Por me shume doja grate
Vithe gjera sise medhate
Por dhe cupat shume i desha
Nuk i lija virgjeresha.

Mazallah mbetcin me barre
I therrja u beja varre!
Nuset e reja me naze
I haja si qofte taze.

I ndukja me buze e dhembe
Sa ngrihej fshati ne kembe
Isha bej me mall me toka
Po beja se c'me thosh koka.

Ne Zagori dore e pare
Me sejmere e hyzmeqare
Kisha kuaj lope e dhen
Edhe gra me shume se qen.

Vete i ujdisja te tera
C'me tha koka e s'e bera?
Ne Evrope s'lashe vend pa pare
Kuplarate i mora mbare.

Shijova bionde gjermane
Meskeputurat persiane
Rreth e qark iu solla botes
Por ne France lashe mend e kokes.

Kush te doje le ta provoje
Te ma marre mikun ne goje
Ne Stamboll mos shkofsha kurre
Bashkohet burri me burre.

Thone se eshte ves i shemtuar
Mos vdeksha pa e provuar
Por tani kjo pune epati
U plaka, me ra takati.

Monday, 9 April 2007

NOSTALGJI....



































Çdo kush prej jush i mban mend dhe i kujton me ndjenjen me te kendshme ato te dielat kur shkonim ose ne Cirk, Teatrin e Kukullave ose nga Kopeshti Zologjik te liqeni. Dhe une kete fundjave u ngrita me ate ndjenje nostalgjie e pasi kisha bere nje jogging prej 6km, thash ta çoja der ne fund te djelen time so natural & healthy. Keshtu vendosa qe pjese e ekspedites time ne Ankara per kte te djele, te ish kopeshti Zologjik.

Mora rrugen e kur hyra ne zoo, mirese ardhjen ma uruan dy krokodila babacane, qe levizen veç syrin per 2 ore, me pas me rradhe tgjitha kafshet qe une skam nder mend ti numeroj ktu.

Bukur thash me vete, por u pendova shpejt kur pashe majmunet e stresuar e ujqrit e masakruar nga vapa si dhe fytyrat e trishtuara te kafsheve te tjera. Kur ishihja ashtu te burgosur pas hekurave me ikte dhe deshira per foto, dhe u mundova te kapja ata me te liret.

Femijet qe ishin ne çdo cep ishin me te lumturit aty, kish nga ata qe per te shit mend gjoja dinin emrat e kafsheve, i thoshin me ze te larte kecit, struc. Eprap lumturoheshin me shum kur shihnin qe po argetonin te tjeret.

Ashtu e penduar per deshiren time te marre per pak nostalgji mora rrugen per ne shtepi, e trafiku i te djeles me magjine e tij me beri te harroja pendimin, e se ku kisha qen e te nisja te behesha so natural me nervat e tij...

Wednesday, 4 April 2007

Perpjekjet e mia per pak Rusisht:)

Qe e vogel, ne kohet e arta kur lozja koman, topa gropa e mbushja gjith librat e fjaloret e shtepise me letra çumçakizi, kam patur fiksimin qe te mesoja gjuhen ruse. Kjo semundje me shtohej dhe me shume kur shihja tim ate, i cili pas tre provimesh mbrojteje me ne fund e mori dhjeten dhe lexonte per qejfin e vet Gorkiyin dhe Tolstoy ne rusisht.
Mua me kish mesuar ca fjale e numra, qe isha i shkruaja çdo dite ne fletoren time 2lekshe. Por bema ime smbaronte me kaq, pasi i çaja koken atyre te shtepise me fjalet e reja qe mesoja, nisja turneun e mburrjes neper kalamajt e lagjes e benim gare me njeri tjetrin sa fjale ruse di ti e sa di une. Po kjo perfundonte ose me trillime fjalesh qe beheshin ruse ne moment ose me zenka qe une di dhe anglisht e frengjisht e ti sdi...
Dhe zanafilla e e fiksimit tim ngeli vetem te zenkat e lagjes. Erdh demokracia e na solli anglishten ne shkolle e keshtu dhe une e harrova paruskin tim.
Por kot nuk thon njeriu sa vjen e plaket aq me shum ngjason me femijen. Dhe me mua kjo gje po ndodh. Perseri para disa kohesh i premtova vetes qe do nis rusishten e do behem nje poliglote e vertete. E nisa me ne fund si autodidakte(ndryshe nuk msoj dot gje), por kish diçka qe sshkonte. Lexoja diçka ne rusisht e ne moment e harroja. çeshte kjo bela !çdo germe çdo fjale me dukej njesoj. Truri im nuk nxinte me, skish ngel asnje cep bosh ne harddiskun tim, ndaj per çdo fjale ruse jepte sinjalin"harddisc area has been expired". E provova disa her por jo......
Ah dhe tani qe erdha ne Ankara, thash do kem me kohe e tru, ndaj ti futem prape. perseri pa sukses! Me ne fund vendosa te nis zbrazjen e trurit, pastaj te merrem me rusishten.
Jam akoma ne fazen e zbrazjes ndaj kam nevoje dhe per keshillat tuaja ne kete praktike! Pls Heeellllllpp!!!!
Habitem dhe me veten, se deshiren per ta msuar kete gjuhe e kam, po smbaroka me kaq kjo pune me duket!Po e ndjej qe jam trashur paksa kto kohe....
Gjithsesi, duke shpresuar se do harroj shum gjera te panevojshme, une do i hyj perseri me themel kesaj gjuhe. Kuptohet nuk do jem aq e afte sa te lexoj Dostojevski e Gogol'ra si im ate.

Sunday, 1 April 2007

A e bete shakane e 1 Prillit?












Disa nga shakate me te mira te 1 Prillit ne histori

Revista amerikane Sport Illustrated ne 1985, shkruajti lajmin se ne skuadren e New York Mets do te transferohej lojtari fantazme me emer Sidd Finch i cili e gjuante topin e bejzbollit me shpejtesi 270 km ne ore. Gjithashtu ne artikull theksohej se lojtari kete veti e kish fituar nga stervitjet e shumta ne nje manastir ne Tibet.

Ne 1976, shkencetari anglez Patrick Moore, deklaroi se ne 1Prill 09.47 Plutoni duke kaluar pas Jupiterit do te shkoakonte diçka te jashtezakonshme. Radhitja e planetevenjeri pas tjetrit , do te krijonte zvogelim ne forcen e gravitetit te Tokes dhe pikerishte ne kete moment çdo gje do te niste te qendronte ne ajer.

Ne 1957 BBC, dha lajmin se per arsye te dimrit shume te ngrohte dhe te zhdukjes se insekteve qe sulmonin spagettit, fshataret zviceriane do te thyenin rekorde te papara ne kultivimin e pemeve te spagettit. Fill pas ketij lajmi vershuan mijera telefonata nga Anglezet, te cilet pyesnin se si mund te mbillnin e kultivonin pemen e spagettit neper shtepite e tyre.

Ne 1962 ne kanalin e vetem televiziv bardhe zi te Suedise, ne 1 Prill nje teknicient del para televizorit me çorap femrash ne koke dhe u jep lajmin shikuesve se mund te shihnin televizion me ngjyra.

Ne 1996 linja e fast foodit amerikan Taco Bell, shperndau lajmin se kish blere kembanen e lirise e cila ish simboli i historise se pavaresise se Amerikes dhe se tashme kjo do te quhej Kembana e Tacos. Ky lajm krijoi mjaft sensacion ne popull.

Ne 1977 gazeta angleze The Guardian, shtypi suplimentin prej 7 faqes per festimin e 10vjetorit te pavaresise se republikes se ishullit fantazme San Seriffe ne oqeanin Indian.

Ne 1992 radio NPR e njohur me idete majtiste, deklaron se Richard Nixon kish vene kandidaturen per president me sloganin “ Nuk kam bere dhe nuk do te bej me asgje te keqe”

Ne 1998 linja e fast foodit Burger King, me reklamen nje faqe te gazetes USA Today, deklaronte se ne vend te hamburgerit te famshem ‘Whopper’, per 32 milione sallaksat amerikane do te nxirrte ‘Whopper per sallaksa’.

Ne 1995 revista Discover, deklaroi se nje biolog me emrin Aprile Pazzo, ka zbuluar nje lloj te ri kafshe ne Antarktike, me kafke te sheshte, e cila shkrin me nje shpejtesi te jashzakonshme akujt ne menyre qe te kape pinguinet.

Marre nga Muzeu i shakave online museumofhoaxes.com. Sipas adminit te kesaj faqe, kete vit nuk ka patur shaka qe te hyje ne listen e “shakave me te mira”. Si besohet qerratait ndoshta dhe ai po ben shakane e 1 Prillit :)

Thursday, 29 March 2007

Me ne fund e hapa dhe une thesin tim!


Qe kur jam transferuar ne Ankara, Eni me ka lene detyren e çantes. Te gjithe te tjeret kane kohe qe e kane vene ne vend urdhrin e Enit, veç meje. Ndoshta disa prej jush mund ta kene harruar kete gje por Eni dhe une jo. Shfaqesimet e voneses se kesaj detyre te rendesishme mund te jene te ndryshme, por une dua te them te verteten se jam vajze e mire. E pranoj qe kam neglizuar me kete amanet(qe u kthye me vone) te Enit. Por nuk e di nese do me kuptoje njeri, ndryshimi i ajrit e çdo gje tjter kane ndikuar mjaft tek une. Ndoshta mund te jete periudha e te mesuarit me ambjentin e qytetin e ri, por une e kam koken rremuje akoma e sme behet asgje e veçante per momentin. Kjo eshte dhe arsyeja qe sme behet as foto apo ndonje zhgarravine mbi tuval. Lidhur me kete mosdeshire per gje kam nevoje per ndonje fjale e eksperience te njejte tuajen.
Nejse, po hyj ne temen e thesin.Thesi im eshte kjo e kuqja. Jam e knaqur me te se me mataron mire, ka shume xhepa, dhe e perdor ne shume raste. Sot nga thesi dolen keto gjera;
1- Lapsa e stilolapsa e papers me shumice e ngjyra te ndryshme
2-Kuleta e kartave
3-Notebook(me sherben per çdo lloj shenimi qe marr)
4- Samsung-et e mi (kamera & celi)
5-Karta e metros
6-Corrector( se ndaj asnjeher, me shpeton jeten ne raste emergjente,eshte antiburokrati im, ne gjykate apo institucion tjter, ktu pranohen korigjimet i hedh dhe nje firme poshte, e hec babe, ky korektor ka ber shum sekuestrime)
7-Gazeta e dites
8-Librat(kam dhe 40faqe nga 'Krimi dhe denimi,Dostojevski, per çlodhje kam te pandashmin I Grandi Classici Disney, me skica)
9-Kartvizitat
10- Blloku i telefonave( e mbaj per nostalgji, se ka shum nr e emra qe kam harruar ti shtoj)
11- Syzet( e saldatorit)
12-Buzerozi
13- Lastly, My poison

Kuptohet Spongy dhe pse esh ne foto ,nuk eshte pjese e thesit tim por skisha çbeja. Vdes per çik çakerriqe, sa i pa u turr per te loz e me e hedh me naj rrreze.Embylla ne dhome, te fotografoja e qete, po skish zot ta mbante! Apo seshte dhe ne muajin mars te vetin, ka nisur te flase macja e te marr shtepine mbare duke u ferkuar.
Eno, si duket e bera detyren ee! S'ishte aq e tmerrshme sa e mendoja :)



Monday, 26 March 2007

Tom's Tale Song













After listening "Little Drop of Poison", no one could resist the 1920's music style of Tom Waits. In his songs he does everything except singing. He screams deliriously, whoops, rasps, sounds like ghosts, and as we see in his last album he tells tales without any musical instrument as well. The belowed one is as mentioned, called "Missing my son" from Orphans. This song is just a manic tale, no instrument, just Tom's voice telling the story, by torturing the listener for its end. While listenin Tom, I wanted to share this tale's text with you.

Missing my son
I was in a line at the supermarket the other day, and uhm... y'know, I had all my things on the little conveyor belt there. And uh... there's a gal in front of me that is uh.. well, she's staring at me and I'm getting a little nervous and uh, she continues to stare at me. And I uh, I keep looking the other way. And then, finally she comes over closer to me and she says: "I apologise for staring, that must have been annoying. I, I... You look so much like my son, who died. I just can't take my eyes off you." And she precedes to go into her purse and she pulls out a photograph of her son who'd died. And uh, he looks absolutely nothing like me. In fact he's... Chinese. Uh... anyway, we chatted a little bit. And uh, she says: "I'm sorry, I have to ask you. Would you mind, as I leave the supermarket here, would you mind saying "Goodbye mom" to me? I, I know it's a strange request but I haven't heard my son saying "Goodbye mom" to me, and "So long" and it would mean so much to me to hear it. And uh, if you don't mind I... " And I said: "Well, you know, okay, yeah, sure. Eh.. uh... I can say that." And, and so, she uh gets her groceries all checked out. And uh, as she's going out the door she waves at me and she hollers across the store: "Goodbye son!" And I look up and I wave and I say: "Goodbye mom!" And then she goes, and uh... So I get my few things there, on the conveyor belt and the checker checks out my things. And uh, and he gives me the total and he says: "That'll be four hundred and seventy nine dollars." Uh... and I said: "Well, how is that possible! I've only got a little tuna fish, and uh some skimmed milk, and uh mustard and a loaf of bread..." He goes: "Well, well you're also paying for the groceries for your mother. She uh, told me you'd take care of the bill for her." And I said: "Well, wait a minute! That's not my mother!" And he says: "Well I distinctly heard her say as she left the store "Bye son!" and you said "Bye mom!" and so what are you trying to say here, uh..." I said: "Well, JESUS!" And I looked out into the parking lot and she was just getting into her car. And I ran out there. And she was just closing the door, and she had a little bit of her leg sticking out of the door and she was pulling away and I grabbed her leg and I started PULLING it! Just the way... I'm pulling yours...

Thursday, 15 March 2007

Kur Vrimat Marrin Kuptim...


Dhe me ne fund djaloshi bukurosh japonez nuk duron dot me. Zemra e shpirti i tij jane duke plasur nga sekreti rrengjethes. Kane kaluar vite pas asaj historie, e ai veç ka rendur per ta fshire nga kujtesa. Ka provuar çdo gje qe mendonte se mund ta ndihmonte per harrese. Eshte larguar prej femres fqinje qe adhuronte si ai romanet skica, provoi te merrte ngrohtesine e te gjitha femrave me perla e kimono ngjitur pas trupit. Nisi hobin e tij fotografine duke shetitur boten, semundja e tij sa kish nisur te sherohej, por aq u desh veç nje rastisje kur ai te degjonte ne amfiteatrin e vjeter ate ze fin e melankolik te njohur, dhe çdo gje nis nga fillimi. Gjithe mundi i viteve shkuar bosh. Ndjehet i lodhur, i vuajtur, per te jeta s’ekziston me. Ne mendje i vjen nje legjende japoneze… Veshtron nje nga nje muret e pergjysmuara te amfiteatrit. Dukej sikur kerkonte diçka… Me ne fund i pashprese i drejtohet murit si Raskolnilovi i Dostojevskit pasi vrau fajdexhien e urryer. Mbi te ish nje vrime e vogel. I brengosur e pafuqi, ngjit gojen e tij mbi te, e si ti pershperiste diçka ne vesh njeriu, ai me ne fund le sekretin e tij shpirtmarres.Vuajtja e mjerimi e kishin bere qe te kerkonte tempullin e tij, vrimen ku ai te gjente prehje e ngushellim.Asnjeri smund ti jape kuptim kesaj shpirtrendesie me shume se Wong Kar Wai tek filmi In the mood for Love, i njohur me skenat e trishtuara plot tym cigaresh.
Ja dhe nje tjeter djalosh kesaj here si dihet origjina. Turist prej disa ditesh ne Stambollin kaotik. Entuziast gazmor e kenaqet me çdo gje te re, eshte me pushime. Por ndodh diçka qe mund te ndodhe ne çdo moment te jetes e njeriu smund te mbrohet prej saj me asnje lloj arme.
Veren se ne çdo çast kish nevoje per tingullin e zerit, per veshtrimin e sigurisht per pranine e saj qe ta verente e te zhbironte misticitetin qe ajo mbarte. E gjithe kjo ndodhte pa vetedijen e tij…Ish nje ndjenje e embel e hidhur…por qe ja bente me te bukur e terheqes Stambollin. Ajo tashme ish orbita e tij, qe se lejonte as ti afrohej me shume por dhe as ti largohej. Nuk e duronte dot deshperimin kur ajo i largohej.Ai smund te vinte me gjume ne sy. Ajo e kish refuzuar. Por ndryshe nga japonezi ai ish kembengules ne deshiren e tij. Ku i dihet ndoshta besonte ne Zot e mrekullite i tij. Trishtimin ai e shprehte veç me shikimin e tij, por ajo perseri shmangej. E ai fundosej me shume ne pusin e dhimbjes, por nuk i zemerohej dot asaj. I hutuar siç ish, ne daljen e Shen Sofise ai degjon e shikon turbullt ciceronin qe tregon Vrimen e Deshirave. Pa i vene veshin as legjendes se saj ai ecen drejt vrimes i vendosur ne deshiren e tij. Veshtron gjate femren e vuajtjes se tij, duke perseritur me vete deshiren, afrohet e kryen ritualin mbi tempullin e tij…

Thursday, 22 February 2007

Moving to Ankara

Dear Friends,

These are my last days in Istanbul. I am moving to Ankara this weekend. As I have to do those disgusting transfer procedures, I will be too much busy, I think. For this reason I can not update my blog or leave any comment to yours.
Enjoy it! Soonly!

Sunday, 18 February 2007

Istanblues smells film festival!


Syte e tu po treten. Jane te gjakosur. Prej gropezave te tyre po rrjedh gjak. Ke pare shume. Ke prekur shume. Dhe te kane prekur shume. Eshte nje mrekulli qe ti je akoma gjalle.
(fragment nga filmi 'Container' i regjizorit te cuditshem suedez Lucas Moodysson, gjithashtu dhe foto 1 i perket te njejtit film)


Ja dhe sezoni qe e presim pa durim çdo vit me ne fund erdhi. Po çe do kesaj here qe vjen ai une iki nga Stambolli... Megjithate do ti perdor te gjitha shanset e fundit te pakten per te thithur paksa ajrin e ndonje filmi avangard ne 6th (IF) International Independent Film Festival, i cili ska shume qe ka nisur. Ndoshta do kem mundesi dhe per Ditet e Filmave Japoneze 22-25 shkurt, ndersa Festivalin kryesor te filmave qe organizohet ne Mars, u pa puna do ta qaj me lot!
Megjithate per mua me i preferuari gjithnje ka qene IF-i. Dhe programi i ketij viti skish te share , sipas listes qe bera te vete, fillimisht jane ca special ones; Container/Lucas Moodysson(1st photo), Big Bang Love/Miike Takashi, The exterminating angels/ Jean-Claude Brisseau
Ndersaa si embelsire e festivalit ishte filmi 'Districted' i perbere nga filmat me metrazh te shkurter te pese regjizoreve gjeni; We fuck alone/Gaspar Noe, Balkan erotic epic/Maria Ambramovic, Hoist/Mathew Barney, Sync/Marco Brambilla, Impaled/ Larry Clark.
Lista e filmave skish te sosur, por kuptohet keta qe permenda ishin veç ca nga ata te listes time. I duam fort qeratate po çe do sna perfillin fare. Kot e kane emri festival se te rrjepin xhepat nese nuk ben liste e ndjehesh i uritur per te shkuar te te gjithe filmat. Ndaj dhe endra ime me e bukur keto dite dhe besoj e te gjithe filmangrenesve, eshte veç nje makine printimi perfekte...
Po ske çi ben sa te perfundosh ne ndonje biruce me mire, kur te shkosh te blesh biletat, do e shtrengosh rripin e pantallonave e fundeve fort e do mundohesh te reduktosh listen, duke thene me vete; he se ketij filmi ja gjej DVD-in me vone!

Thursday, 15 February 2007

Giant Eye of Space



This is the newest view of a dead star displayed by Nasa's scientiests. This dead star just in the middle of the dust and gas mixture, known as its Helix nebula seems as a giant eye of the infinite space. The radiation of its centre heats the materials around and creates this colourful view.

photo source: milliyet newspaper

Wednesday, 14 February 2007

Pashyrje, e ska me!



Pershendetje te gjitheve!

Une jam Majla (kjo ne foto bashke me macen shemtaraqe). Po le kete shenim timin personal pas hyrjes me poezine hyjnore te Migjenit. Megjithese paratheniet me poezi me duken ca te merzitshme, skisha çte beja. Kjo poezi me karakterin e saj zuri vend vete ne blogun tim. Me poezine e Migjenit s'luftohet, sidomos kur ke si arme ato rreshtat e rendomte per hyrjen e ketij blogu.

Ne kete blog do te gjeni pershkrime, fragmente e pjese te ndyshme me tematike te pakufizuar. Ose me shprehjen e Enit (Albtranslator) do mundohem ta kem si qoshen time te qejfit. Do te jete sa me healthy, pa kafe, alkol, cigare e burrnot(nargile). Per te prishur rutinen do te kete dhe perjashtime, nuk shtyhet ndyshe!

Jeni te mirepritur me komentet tuaja

HYRJE















Parathania e Parathanieve
Perdite perndojne zotat
dhe rreshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Nder tru te njerzimit zoti galuç ka ndejun.
Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
ne shej te pendimit
dhe bertet ne kulm te hidhnimit:
ç'ka, ç'ka krijove?
- Njeriu nuk e di:
a asht zoti pjella e tij,
apo ai vete pjella e zotit.
Por e shef se asht kot i kotit
me mendue mbi nje idhull
qe nuk pergjegj.
Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Ka ardhe nje kohe,
ne te cilen njerezit po kuptohen fare mire
per me ndertue Kullen e Babilonit,
dhe ne maje Kulles, ne maje te majes se fronit
ka me hype njeriu
dhe ka me thirre:
Perendi! Ku je?

Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni, 1911-1938