Thursday, 28 February 2008

Iku Koha e Çadres




Me “nubrella”n tashme do tu shpetojme kthimeve mbrapsht te cadres ne kohe shirash te fuqishem.

Siç e shihni dhe ne fotografi, vendin e cadres se shiut duket se do ta zere dizajni i ri. Megjithese ka nje pamje paksa si astronaut, avantazhi kryesor i ketij dizajni eshte se mund te perdoresh te dy duart lirshmerisht dhe keshtu mund te perdorni biçikleten e motorin dhe ne dite me shi e ere. Nje tjeter avantazh eshte se nuk do te kini problem kur te kaloni afer te tjereve ne rruge, me friken se mos perplaseni apo i nxirni syte ndonjerit ose dhe kthimi mbrapsht i cadres :) Tashme mjafton te vendosni “nubrella”n ne koke dhe do te mbroheni nga shiu e era.
Ideatori i dizajnit Alan Kaufman thote: “Te gjithe kemi perjetuar momente te veshtira ne perdorimin e cadres dhe kjo ide me erdhi kur po mundohesha te kontrolloja çadren time ne nje dite shiu me ere. Nuk mendova te dizenjoja ndonje gje te re, veç mora shenim dhe u mundova te gjeja zgjidhje.”

Source: Hürriyet

Tuesday, 26 February 2008

Ditaret Javore te Bashkise se Tiranes & PSSH

Nuk mbaj mend se si dhe kur jam regjistruar ne faqet e tyre te internetit, por vetem te henen ne mengjes pashe diçka te re ne mailin tim; Ditari Javor i PSSSH. Ndersa sot nje tjeter ditar javor por kesaj here i perkiste Bashkise se Tiranes. Eveniment i rendesishem nese do te jete e mundesishme vazhdimesia, pasi si qellim kyesor i tij eshte informimi periodik i qytetareve ne lidhje me idete dhe politikat e reja te bashkise dhe partise ne fjale.

Nese jeni kurioze per keto ditare javore, klikoni ne lidhjet e meposhtme:

1-) http://www.tirana.gov.al/ditari/bashkia-ditari1.html
2-) http://www.ps.al/ditari/2-shqip.html