Miqte e mi,
Jam e sigurt qe keto kohe çdokush prej jush po ben plane per pushimet e veres dhe eshte ne dileme ti kaloje ato ne atdhe apo si turist ne ndonje vend tjeter te botes. Une e kam vendosur, do ti kaloj ne atdhe me ne fund pas me shume se nje vit mungese. Megjithate mendoj qe krahas pushimeve , te mund te nxjerrim edhe ndonje film me metrazh te shkurter me teme rreth Shqiperise dhe jetes atje.
Fillimisht dua tju siguroj qe kemi kamerandixhitale semi-profesionale, mikrofonin e prozhektore, por tema e filmit/ave eshte akoma ne mjegull.
Ndaj ju ftoj te ndajme se bashku tema skenaresh qe mund te krijoni dhe ti realizojme duke i kthyer ne film se bashku.
Deshiroj qe çdo gje te jete spontane, psh te ndajme mendimet se bashku, nese do te jete e mundur per secilin prej jush te ndodhet ne atdhe ne javen e pare ose te dyte te muajit gusht, mund te takohemi, prezantohemi e fundja dhe te organizojme setin e xhirimit se bashku etj etj.
Tema e filmave do te jete e lire, por kryesorja eshte qe te mbaje ere Shqiperi.
Nese keni sygjerime jeni te mirepritur.
"Fotografite jane fragmente nga filmi me metrazh te shkurter "Dhembi" me regji te mikut tone M. Volga Süren dhe bashkepunimit tone vullnetar. Fragmenti i vajzes qe buzeqesh(ne foto) eshte xhiruar ne Shqiperi, per arsye se veç atje gjen vajza me dhembe te bukura ;)"
************************************************************************************
Dear Friends,
This summer I am planning some holidays in Albania. During holidays me and my friends are thinking of shooting one or some short movie/s with "Albania and life there" subject.
Be sure that we provide semi-professional digital camera, microphone and lights. However we have no certain stories or scripts and we are expecting your collaboration.
Please feel free to send me any kind of story (which smells Albania) and/or suggestion and of course we can shoot the film together in Albania.
"Attached photo is a fragment of "Tooth" short movie directed by our friend M.Volga Süren"
Wednesday, 16 April 2008
Ejani te Xhirojme Film!
Monday, 14 April 2008
Pippa Bacca Nusja e Paqes qe........
"Ne çdo vend te botes ka njerez te keqinj e perdhunues" keto jane fjalet toleruese te familjes se mbytur ne vaj e lote te Nuses se Paqes Pippa Bacca. Jane fjale qe pas kesaj ngjarjeve mishrrengjethese, çlirojne paksa ndergjegjen e vrare te popullit turk qe e ka mbuluar turpi keto dite. POR NUK MJAFTON......
Vertet qe mund te kete njerez te keqinj ne çdo vend por nuk mbeshteten ose u ferkohen shpatullat nga sistemi si ne Turqi.
Para disa ditesh u lebetisa kur degjova lajmin se nje baba qe kish perdhunuar vajzen e tij 12 vjeçare ishte denuar vetem me 5 vjet pasi kishte perfituar mase uljeje denimi per vete faktin se sipas raportit te shendetesise ligore vajza e perdhunuar nuk kish pasur asnje pasoje psikologjike pas perdhunimit ndaj dhe babait perdhunues i dhane denimit me te ulet te vendosur me ligj.
Ose nje rast tjeter, deri disa kohe me pare nese nje grua gjate aktit te perdhunimit bertet e uleret per ndihme dhe shpetohet si dhe per kete arsye akti i perdhunimit nuk realizohet deri ne fund, personi perdhunues merr nje ulje denimi gjysem per gjysem. Me ne fund Gjykata e Kasacionit e ndaloi....
Gjithashtu deri ne 2004 ne Kodin Penal te Turqise shkruhej se nese nje i aferm i merr jeten nje te aferm/e per arsye nderi psh nese babai ose vellai vret motren sepse ajo eshte perdhunuar, perfiton ulje denimi sepse ka arsye te forte.
Ose nese perdhunuesi martohet me te perdhunuaren i falet krimi. Ose ose brenda marteses nuk ekziston krimi i perdhunimit etj etj.
Ne kete sistem me drejtesi maço ku ekziston mentaliteti qe nje femer e cila jeton marredhenie para ose jashte martese e meriton perdhunimin do degjohen te tjera e te tjera çmendurira....
Sot teksa po bisedoja me nje shokun tim turk rreth kesaj ngjarje qe ka pushtuar gjithe Turqine, me tha: Majla, merr nga rruga tre meshkuj turq e pyeti nese do te shihnit nje femer te huaj ne rruge ne nje ore pak a shume te vone, çfare do te benit? po ne rastin kur ajo te mos jete e huaj por turke? Dhe e pakta nje prej tyre do te thote me ze te larte: Do tja tregoja une sesi shetitet vetem ne ate ore ....... ne rastin e dyte: aaaaa jo sbehet, turkja eshte motra jone......
E ardhmja sdihet, ndoshta pas flijimit te Pippa Baccias sdo te kete me njerez te keqinj. Edhe pse qellimi i udhetimit te saj ishte te tregonte sigurine e paqen midis njerezve te botes, ajo sdo te jete me.....