Saturday, 23 June 2007

Nga cili film jane marre keto fragmente?

























Provoni memorjen tuaj ne keto foto fragmente te cilat i perkasin nje prej filmave klasike te Kinostudios shqiptare! Eshte shume e thjeshte ;)

Tuesday, 19 June 2007

Ma heq trurin fare...
















Sa here qe kthehem prej teje jam si e dyte, e terbuar fare. Me shkallon fare…
Qe ne momentin qe te prek ty ndjej te me ringjallet ai mikrobi yt qe e kam perbrenda por qe e mbaj ne gjume ne jeten time normale. Ti je pjesa ime anormale mund te them, per kete arsye dhe une vdes per ty. Di vetem qe daljen ne pah te mikrobit tend e pranoj me gjithe kenaqesi dhe kjo gjendje me tjeterson e une nuk shqetesohem fare… Dhe shqisat e mia ambjentohen , behen njesh me te, ca me te ngadalta pothuajse dembele, me te qejfshme, me lozonjare e me te ngrohta.
Shkaterrohem per ate ngrohtesine e diellit tend, qe dhe te pjek dhe te ben te te perzihet ne stomak por perseri une vazhdoj te rri si e uritur nen rrezet e diellit te bregdetit tend. Dua te marr rezerva per sa kohe do te jem larg teje.
Siç te thashe, me dembelizmin qe ti me ke injektuar per pak kohe, nis diten me ate kafen tende qe çdo here me duket sikur po e pi per here te pare. Dhe qe ndryshe nga mengjeset e mia normale une nuk e vras fare se skam prane asnje burim informacioni e qe jam out fare me çka ndodh.
Megjithese me semur me ate zhulin e pluhurin tend, une asnjehere ste ve faj ty. Eshte trupi im i dobet e i paimunizuar ndaj teje, ai qe ka faj. Duhet te ushqehej me luleshtydhet e kajsite e tua te sapokeputura e jo me bashkim lengjesh sakaroze e aroma artificiale te hormonizuara ne fabrika plehu.
Ti me shkallon me ato qejfet e netet e tua, ndaj dhe une per ta zgjatur sa me shume kete kenaqesi rri pothuajse tere kohen e pire kur jam tek ty.
Pale bukuria, feminiteti e fisnikeria e femrave te tua. Besoj asnje mashkull sdo ta nderronte as me … ku ta di une me çfare, sikur te isha mashkull do ta gjeja personazhin femer te krahasimit. Oups po flas per seksin e njejte, jam e dehur akoma …:)
Per meshkujt e tu qe su a ben syri terc per asgje flasim here tjeter me mir :)

Pa e lodhur shume veten, te ta them hapur si je ti;
Je si ai/ajo dashnori/dashnorja qe te rikthen ate emocionin e çmendur te adoleshentit pas nje periudhe te gjate monotone.
Kam frike se ndonje dite do te vdes nga gjemimi e dhimbja e embel qe me shkakton thyerja e poçit te qelqte qe bie nga fillimi der ne fund te boshllekut te kraharorit tim sa here qe shkel ne token tende…