Wednesday, 2 May 2007

Krijoni iGoogle-in personal

Me shume mundesi duhet te kete dhe te tjere nga ju, qe e kane vene re brand new service e Google-it. Per vete e vura re sot ne mengjes
kur po hyja ne llogarine e Google-it. Sa e pashe hyra ta zhbiroja, ça ka ça ska, s'ishte e keqe jo. Sidomos per permbledhjen e lajmeve ishte klas. Taps-et i shton vete dhe ne baze te saj te renditen lajmet lidhur me te. Po ashtu ka dhe To-Do List, sticky notes, weather :), favorite bookmarks, dhe vendin e new mail te gmail inbox. Ishin dhe ca gjera te tjera qe do i zhbiroj me vone. Nese dhe ju dini e mesoni ndonje gje te veçante ne perdorimin e kesaj personalized homepage, e ndajme bashke si thoni?

Monday, 30 April 2007

Erdhi me ne fund!


Vertet surprize! U gezova aq shume sa besoj gjithe rruges per ne shtepi do kem folur me vete...

Para dy javeve ne Stamboll u zhvillua Film Festivali dhe si regjizor nderi kete vit ishte zgjedhur Pier Paolo Pasolini. Per here te pare filmat dhe gjemat e tij, shkelin kufirin turk. Por si nuk jam me ne Stamboll, u merzita shume qe nuk munda ti gezoja filmat e nje nder regjizorive te mi me te preferuar.

E ndoshta deshperimi im ka dritheruar eshtrat e te ndjerit Pasolini sepse duke mallkuar Ankarane e shpifur e fjeta mendjen qe sdo ti shihja filmat e tij. Veç ndersa po blija ca libra ne nje librari, kur po beja pagesen, shoh broshuren e Pasolinit ne Ankara. U hutova aq shume sa kur rrembeva broshuren i thashe kasieres; Ua do vika Pasolini ne Ankara! E shkreta a se kish degjuar ndonjehere si emer a se kuptoje ça thashe, u tremb nga une...

Vendosa te shkoj te te gjitha seancat pas orarit te punes qe i biente 2 filma ne dite dhe ne ato te fundjaves.
Megjithse filmi i pare Uccellaci Uccellini, per arsye teknike u perserit disa here, fansat e pakte te Pasolinit, nuk dorezoheshin. Asgje smund ti largonte ata nga Loja e Totos dhe mendjemprehtesia marksiste-kristiane (duet i çuditshem) e Pasolinit. Dhe laraska intelektuale, majtiste, qe kish baba Kapitalin e Marksit. Por qe perfundon veç ne barkun e te atit e birit qe vinin nga klasa e ulet...

Ne vijim, Mbreti Oidipus qe fati i ish shkruar se do te vriste te atin e do te bente dashuri me te emen e vertete, qe e kish braktisur te vogel ne mes shkretetires.

Vjen dita e Mama Roma, qe me mahniti Anna Magnani me te qeshuren e saj plot dhimbje e ze te ngjire, e fjalet e saj ndaj zotit: "Akoma se kuptoj pse une jam e do mbetem nje hiç e ti mbreti i mbreterve..."

Vjen Teorema, me familjen borxheze qe ndryshon forme....

Perrallat 1001 nete- qe kundermonte veç orgji e erotica... Pas çdo skene kish braktisje kinemaje...

I Raconti di Cantebury, Short movies, Porcile, Medea.

Ishte dhe kryevepra e fundit e Pasolinit,Salo o le 120 Giornale di Sodoma. E kisha pare po do te doja ta shihja prape se isha kurioze ça reaksioni do krijonte te ata qe e shihnin per here te pare. a do mund ta shihnin dot der ne fund?

Pasolini me futi dhe njeher ne boten e luftes se klasave, pamundesise per shmangjen e tyre, fatit te njerezve te thjeshte, e ne udhetimin qe ai ben ne filmat e tij nga Marxi der te Jezusi. Qe kisha kohe qe si mendoja qe sa kam nisur te jem letargjike monotone e detyrimisht pjese e sistemit...

Retrospektiva e Pasolinit zgjati pa pushim nga e merkura deri dje ne oren 24. Po gjersa po shkruaj akoma per Pasolinin, kjo do te thot qe jam e karikuar mire!