Lajmerim i Posaderguar me Mail nga Partia Socialiste
"Në emër të dinjitetit tonë njerëzor e kombëtar i ftojmë të gjithë, pavarësisht bindjeve politike e përkatësive partiake, në një ecje të heshtur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit të premten ora 17.30, për të dëshmuar se ata dhjetëra mijëra burra, gra e fëmijë që kanë ndërruar jetë në këto 17 vjet në punë, në rrugë, në festë na kanë mësuar më në fund diçka pas shpërthimit apokaliptik të Gradecit.
Të ecim së bashku përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit në homazh të kësaj tragjedie për të treguar se ne nuk jemi skllevër të heshtur që mund të na hedhin në erë ata që na kanë marrë votën për të na garantuar jetën, familjen, pronën, atdheun, po njerëz të lirë që s'mund ta pranojmë kurrë kokulur për kryeministër një zotëri që ka paturpësinë të ngrejë edhe zërin kundër burimeve të pavarura të informimit të publikut, atyre qindra vajzave e djemve që po na bëjnë këto ditë shërbimin e çmuar të pasqyrimit e zbardhjes të së vërtetës rrëqethëse, gazetarë e kameramanë kurajozë, profesionistë e amatorë, të cilët s'duan të vdesin si skllevër të gënjeshtrave të pushtetit;
Të ecim së bashku përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit si prindër që dimë t'i mbrojmë fëmijët tanë, familjet e atdheun tonë, duke shprehur me krenari qytetare jo vetëm hidhërimin po edhe indinjatën për jetën e humbur të bashkëmoshatarëve të kalamajve tanë të shfrytëzuar kafshërisht në të zezë e të vrarë barbarisht nga një bombë e kurdisur me vendimin e papërgjegjshëm të qeverisë sonë të paaftë e me bekimin e kryeministrit tonë të korruptuar;
Të ecim së bashku përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit si burra e gra që nuk e ulin kokën duke u bërë bashkëfajtorë të heshtur me ata që provokuan shpërthimin shurdhues e vrastar.
Ecja e heshtur me të tjerë bashkëqytetarë, përtej çdo kufiri partiak e larg çdo synimi politik, të premten ora 17.30 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pa asnjë fjalim e asnjë flamur partiak, është një homazh që ne u'a bëjmë fatkeqëve të Gradecit duke treguar se kjo çudi nuk mund të mbyllet me një ditë zyrtare zie dhe se jeta e siguria e gjithsecilit prej nesh që ka vendosur të jetojë e rrisë fëmijët në këtë vend nuk mund të kërcënohet nga papërgjegjshmëria, paaftësia e nga korrupsioni!
Thursday, 20 March 2008
Marshim ne Heshtje
Wednesday, 19 March 2008
Albania Sells 3.0 Bln Leks (24 Mln Euro) in 3-mo T-Bills, Yields Steady
TIRANA (Albania), March 18 (SeeNews) - Albania’s central bank sold 3.0 billion leks ($38.12 million/24 million euro) in three-month Treasury bills at an auction held on Tuesday with yields remaining unchanged, the bank said.
The Bank of Albania, which auctions government securities on behalf of the Finance Ministry, sold the whole amount on offer. Dealers placed bids for 3.38 billion leks in the auction. The T-bills produced a weighted average yield of 6.25%, unchanged from the previous auction held on March 11.
The central bank auctions lek-denominated three-month T-bills every Tuesday and six-month and 12-month T-bills twice a month, also on Tuesdays.
The Bank of Albania (www.bankofalbania.org) has auctioned 77.11 billion leks since the beginning of the year. Last year it auctioned 386.83 billion leks in par value. In 2006 it sold 460.13 billion leks worth of T-bills, compared to 465.2 billion leks in 2005.
(1 euro= 124.1099 Albanian leks)
Source: www.seenews.com