Sa pakuptim me jane dukur intervistat per pune. Acarues fakti qe pispillosesh, merr rrugen per te vendi i punes qe ke aplikuar, takohesh me nje person qe se njeh fare dhe per nje kohe shume te shkurter do ti prezantosh gjithe ato çke bere deri ne ato vite, principet, vizionin tend per jeten punen etj etj. E me pas ai personi qe ti se njeh e qe gjate kohes qe ti ke folur kushedi ku ka fluturuar, vendos per ty...
Bota rrotullohet thone, megjithese ma shpif si fjale hakmarrese ... Para disa ditesh pata rastin te intervistoj disa nga aplikuesit (ishin studente viti i fundit Drejtesi) ne zyren tone. Ishte rastesi jo se po vdisja. E çuditshme kur ulesh ne anen tjeter te intervistes... Shfrytezova karrigen :)
Kur mora vesh qe te gjithe aplikuesit vinin nga nje universitet (mbahet nder me te miret ketu) i femijeve te te pasurve , jo se veshtiresova pyetjet po i beja ne anglisht(te rralle jane turqit qe ja thone per anglisht). Megjithese i kisha para syve ashtu me Prada, Dior, Cavalli e perrla ne qafe, dukeshin si te zhveshur... Ju betohem qe u solla shume mire nga sa meritonin. Femije kaq te perkedhelur, medioker e fodulle sdo ti duronte dot asnjeri!
Doja vetem te me dilte perpara nje gjeni, nje jo pordhac nga ata, ndaj isha shume e vemendshme, por e kote.
Nuk ishte perkedhelje egoje, perkundrazi u deshperova se e di qe keta njerez te lehte qe se kane fituar asnjehere jeten me aq veshtiresi sa ne te gjithe, dhe pse sot skane fatin te pranohen, e di shume mire qe neser ata do te jene neper ministri kryeministri, e me rradhee. Jo se peshojne por kane daja e halla e xhaxhi miku...
Se mos eshte me ndryshe ne Shqiperi thashe, dhe e mbylla kete kapitull...
Friday, 11 May 2007
Intervista, femije te llastuar e xhaxhi miku!
Ç'po na ndodh keshtu!
Ne oret e vona, ashtu siç isha zhytur ne dosjen e stermadhe e me ngjyren karakteristike te gjykatave, as roze as lejla, papritur mbi doren time ndjej dridhjen e celularit. Ftillohem....
S'ish celi por zorret e mia qe ulerinin... :)
Subscribe to:
Posts (Atom)