Monday 9 April 2007

NOSTALGJI....



































Çdo kush prej jush i mban mend dhe i kujton me ndjenjen me te kendshme ato te dielat kur shkonim ose ne Cirk, Teatrin e Kukullave ose nga Kopeshti Zologjik te liqeni. Dhe une kete fundjave u ngrita me ate ndjenje nostalgjie e pasi kisha bere nje jogging prej 6km, thash ta çoja der ne fund te djelen time so natural & healthy. Keshtu vendosa qe pjese e ekspedites time ne Ankara per kte te djele, te ish kopeshti Zologjik.

Mora rrugen e kur hyra ne zoo, mirese ardhjen ma uruan dy krokodila babacane, qe levizen veç syrin per 2 ore, me pas me rradhe tgjitha kafshet qe une skam nder mend ti numeroj ktu.

Bukur thash me vete, por u pendova shpejt kur pashe majmunet e stresuar e ujqrit e masakruar nga vapa si dhe fytyrat e trishtuara te kafsheve te tjera. Kur ishihja ashtu te burgosur pas hekurave me ikte dhe deshira per foto, dhe u mundova te kapja ata me te liret.

Femijet qe ishin ne çdo cep ishin me te lumturit aty, kish nga ata qe per te shit mend gjoja dinin emrat e kafsheve, i thoshin me ze te larte kecit, struc. Eprap lumturoheshin me shum kur shihnin qe po argetonin te tjeret.

Ashtu e penduar per deshiren time te marre per pak nostalgji mora rrugen per ne shtepi, e trafiku i te djeles me magjine e tij me beri te harroja pendimin, e se ku kisha qen e te nisja te behesha so natural me nervat e tij...