Me “nubrella”n tashme do tu shpetojme kthimeve mbrapsht te cadres ne kohe shirash te fuqishem.
Siç e shihni dhe ne fotografi, vendin e cadres se shiut duket se do ta zere dizajni i ri. Megjithese ka nje pamje paksa si astronaut, avantazhi kryesor i ketij dizajni eshte se mund te perdoresh te dy duart lirshmerisht dhe keshtu mund te perdorni biçikleten e motorin dhe ne dite me shi e ere. Nje tjeter avantazh eshte se nuk do te kini problem kur te kaloni afer te tjereve ne rruge, me friken se mos perplaseni apo i nxirni syte ndonjerit ose dhe kthimi mbrapsht i cadres :) Tashme mjafton te vendosni “nubrella”n ne koke dhe do te mbroheni nga shiu e era.
Ideatori i dizajnit Alan Kaufman thote: “Te gjithe kemi perjetuar momente te veshtira ne perdorimin e cadres dhe kjo ide me erdhi kur po mundohesha te kontrolloja çadren time ne nje dite shiu me ere. Nuk mendova te dizenjoja ndonje gje te re, veç mora shenim dhe u mundova te gjeja zgjidhje.”
Source: Hürriyet