Sunday, 18 February 2007

Istanblues smells film festival!


Syte e tu po treten. Jane te gjakosur. Prej gropezave te tyre po rrjedh gjak. Ke pare shume. Ke prekur shume. Dhe te kane prekur shume. Eshte nje mrekulli qe ti je akoma gjalle.
(fragment nga filmi 'Container' i regjizorit te cuditshem suedez Lucas Moodysson, gjithashtu dhe foto 1 i perket te njejtit film)


Ja dhe sezoni qe e presim pa durim çdo vit me ne fund erdhi. Po çe do kesaj here qe vjen ai une iki nga Stambolli... Megjithate do ti perdor te gjitha shanset e fundit te pakten per te thithur paksa ajrin e ndonje filmi avangard ne 6th (IF) International Independent Film Festival, i cili ska shume qe ka nisur. Ndoshta do kem mundesi dhe per Ditet e Filmave Japoneze 22-25 shkurt, ndersa Festivalin kryesor te filmave qe organizohet ne Mars, u pa puna do ta qaj me lot!
Megjithate per mua me i preferuari gjithnje ka qene IF-i. Dhe programi i ketij viti skish te share , sipas listes qe bera te vete, fillimisht jane ca special ones; Container/Lucas Moodysson(1st photo), Big Bang Love/Miike Takashi, The exterminating angels/ Jean-Claude Brisseau
Ndersaa si embelsire e festivalit ishte filmi 'Districted' i perbere nga filmat me metrazh te shkurter te pese regjizoreve gjeni; We fuck alone/Gaspar Noe, Balkan erotic epic/Maria Ambramovic, Hoist/Mathew Barney, Sync/Marco Brambilla, Impaled/ Larry Clark.
Lista e filmave skish te sosur, por kuptohet keta qe permenda ishin veç ca nga ata te listes time. I duam fort qeratate po çe do sna perfillin fare. Kot e kane emri festival se te rrjepin xhepat nese nuk ben liste e ndjehesh i uritur per te shkuar te te gjithe filmat. Ndaj dhe endra ime me e bukur keto dite dhe besoj e te gjithe filmangrenesve, eshte veç nje makine printimi perfekte...
Po ske çi ben sa te perfundosh ne ndonje biruce me mire, kur te shkosh te blesh biletat, do e shtrengosh rripin e pantallonave e fundeve fort e do mundohesh te reduktosh listen, duke thene me vete; he se ketij filmi ja gjej DVD-in me vone!