Ja me ne fund mar guximin te dal perpara keshillit te lagjes, e te jap sqarime lidhur me varavingot e mia keto 15 ditet e fundit, pasi kane krijuar dyshime te nje nga shoket tane.
- Shoke e Shoqe, tere keto 15 dite, qe jane goxha gjysem muaji, 360 ore, nje pesembedhjete ditesh leje vjetore, kam bere shume gjera, por qe skane te bejne me agjitacion e propagande siç jam dyshuar.
Keto te shkreta 15 dite , kam qen ne Stamboll te Eni dhe per pune, nga shkundja e tepert ne St mu fryne bajamet sa nje koder e mu ngrit temperatura sa smund te vija dot as te PC-ja, po veç lengova ne shtrat si Migjeni, ndjese paste.Po kaloi! JA İKU NJE JAVE! Kam vazhduar te ngrihem heret e te dal si e terbuar per ne pune, gjate diteve po ashtu si e marrosur kam ndjeekur hologramin, pune pune vetem pune. Pas saj kam mundur te arratisem disa here per ne Film Festival, te pij ndonje gote vere, te gjuaj ndopak(duhet ta pranojme faktin e neuronit te pranveres), te shellehem e te me dalin ca quka me shume, te eci dhe disa km me shume e te rris floket...
Dhe diçka tjter qe ndoshta shoket e shoqet se dine, dhe Partia si gjithmone duhet vene ne dijeni per çdo gje. Per veç nje pune po merrem dhe me disa te tjera.Pra siç e shihni shoke e shoqe kam qen der ne fyt e zen.
Megjithese dyqanin tim se kam furnizuar me ndonje asortiment te ri qe te terheq klientele, perseri kam qene ketu midis jush. Duke bredhur neper kioskat e komshinjve sa te njera te tjetra. Kam pir naj kafe te shkurter ose veç i kam hedh nje sy banakut, i kam dhen nje pershendetje e kam dal shpejt. Kshu esh kur shperndahesh as me dyqanin tend smerresh dot!
Shoke e Shoqe te Keshillit te Lagjes, ju tashme e dini qe jam nje anetare Partie e sinqerte e nuk fsheh asgje nga Partia. Besomeni, mos me ekzekutoni e ndershkoni!
15 dite sjane pak, kam bredhur magazina e mbledhur materiale te vlefshme per dyqanin tim qe do tja stolis vitrinen se shpejti.
Asgje sdo jete ne kundershtim me principet e Partise! Veç pak PASOLINI ne vazhdim...