Wednesday, 4 April 2007

Perpjekjet e mia per pak Rusisht:)

Qe e vogel, ne kohet e arta kur lozja koman, topa gropa e mbushja gjith librat e fjaloret e shtepise me letra çumçakizi, kam patur fiksimin qe te mesoja gjuhen ruse. Kjo semundje me shtohej dhe me shume kur shihja tim ate, i cili pas tre provimesh mbrojteje me ne fund e mori dhjeten dhe lexonte per qejfin e vet Gorkiyin dhe Tolstoy ne rusisht.
Mua me kish mesuar ca fjale e numra, qe isha i shkruaja çdo dite ne fletoren time 2lekshe. Por bema ime smbaronte me kaq, pasi i çaja koken atyre te shtepise me fjalet e reja qe mesoja, nisja turneun e mburrjes neper kalamajt e lagjes e benim gare me njeri tjetrin sa fjale ruse di ti e sa di une. Po kjo perfundonte ose me trillime fjalesh qe beheshin ruse ne moment ose me zenka qe une di dhe anglisht e frengjisht e ti sdi...
Dhe zanafilla e e fiksimit tim ngeli vetem te zenkat e lagjes. Erdh demokracia e na solli anglishten ne shkolle e keshtu dhe une e harrova paruskin tim.
Por kot nuk thon njeriu sa vjen e plaket aq me shum ngjason me femijen. Dhe me mua kjo gje po ndodh. Perseri para disa kohesh i premtova vetes qe do nis rusishten e do behem nje poliglote e vertete. E nisa me ne fund si autodidakte(ndryshe nuk msoj dot gje), por kish diçka qe sshkonte. Lexoja diçka ne rusisht e ne moment e harroja. çeshte kjo bela !çdo germe çdo fjale me dukej njesoj. Truri im nuk nxinte me, skish ngel asnje cep bosh ne harddiskun tim, ndaj per çdo fjale ruse jepte sinjalin"harddisc area has been expired". E provova disa her por jo......
Ah dhe tani qe erdha ne Ankara, thash do kem me kohe e tru, ndaj ti futem prape. perseri pa sukses! Me ne fund vendosa te nis zbrazjen e trurit, pastaj te merrem me rusishten.
Jam akoma ne fazen e zbrazjes ndaj kam nevoje dhe per keshillat tuaja ne kete praktike! Pls Heeellllllpp!!!!
Habitem dhe me veten, se deshiren per ta msuar kete gjuhe e kam, po smbaroka me kaq kjo pune me duket!Po e ndjej qe jam trashur paksa kto kohe....
Gjithsesi, duke shpresuar se do harroj shum gjera te panevojshme, une do i hyj perseri me themel kesaj gjuhe. Kuptohet nuk do jem aq e afte sa te lexoj Dostojevski e Gogol'ra si im ate.