Sunday, 1 April 2007

A e bete shakane e 1 Prillit?












Disa nga shakate me te mira te 1 Prillit ne histori

Revista amerikane Sport Illustrated ne 1985, shkruajti lajmin se ne skuadren e New York Mets do te transferohej lojtari fantazme me emer Sidd Finch i cili e gjuante topin e bejzbollit me shpejtesi 270 km ne ore. Gjithashtu ne artikull theksohej se lojtari kete veti e kish fituar nga stervitjet e shumta ne nje manastir ne Tibet.

Ne 1976, shkencetari anglez Patrick Moore, deklaroi se ne 1Prill 09.47 Plutoni duke kaluar pas Jupiterit do te shkoakonte diçka te jashtezakonshme. Radhitja e planetevenjeri pas tjetrit , do te krijonte zvogelim ne forcen e gravitetit te Tokes dhe pikerishte ne kete moment çdo gje do te niste te qendronte ne ajer.

Ne 1957 BBC, dha lajmin se per arsye te dimrit shume te ngrohte dhe te zhdukjes se insekteve qe sulmonin spagettit, fshataret zviceriane do te thyenin rekorde te papara ne kultivimin e pemeve te spagettit. Fill pas ketij lajmi vershuan mijera telefonata nga Anglezet, te cilet pyesnin se si mund te mbillnin e kultivonin pemen e spagettit neper shtepite e tyre.

Ne 1962 ne kanalin e vetem televiziv bardhe zi te Suedise, ne 1 Prill nje teknicient del para televizorit me çorap femrash ne koke dhe u jep lajmin shikuesve se mund te shihnin televizion me ngjyra.

Ne 1996 linja e fast foodit amerikan Taco Bell, shperndau lajmin se kish blere kembanen e lirise e cila ish simboli i historise se pavaresise se Amerikes dhe se tashme kjo do te quhej Kembana e Tacos. Ky lajm krijoi mjaft sensacion ne popull.

Ne 1977 gazeta angleze The Guardian, shtypi suplimentin prej 7 faqes per festimin e 10vjetorit te pavaresise se republikes se ishullit fantazme San Seriffe ne oqeanin Indian.

Ne 1992 radio NPR e njohur me idete majtiste, deklaron se Richard Nixon kish vene kandidaturen per president me sloganin “ Nuk kam bere dhe nuk do te bej me asgje te keqe”

Ne 1998 linja e fast foodit Burger King, me reklamen nje faqe te gazetes USA Today, deklaronte se ne vend te hamburgerit te famshem ‘Whopper’, per 32 milione sallaksat amerikane do te nxirrte ‘Whopper per sallaksa’.

Ne 1995 revista Discover, deklaroi se nje biolog me emrin Aprile Pazzo, ka zbuluar nje lloj te ri kafshe ne Antarktike, me kafke te sheshte, e cila shkrin me nje shpejtesi te jashzakonshme akujt ne menyre qe te kape pinguinet.

Marre nga Muzeu i shakave online museumofhoaxes.com. Sipas adminit te kesaj faqe, kete vit nuk ka patur shaka qe te hyje ne listen e “shakave me te mira”. Si besohet qerratait ndoshta dhe ai po ben shakane e 1 Prillit :)