Thursday, 29 March 2007

Me ne fund e hapa dhe une thesin tim!


Qe kur jam transferuar ne Ankara, Eni me ka lene detyren e çantes. Te gjithe te tjeret kane kohe qe e kane vene ne vend urdhrin e Enit, veç meje. Ndoshta disa prej jush mund ta kene harruar kete gje por Eni dhe une jo. Shfaqesimet e voneses se kesaj detyre te rendesishme mund te jene te ndryshme, por une dua te them te verteten se jam vajze e mire. E pranoj qe kam neglizuar me kete amanet(qe u kthye me vone) te Enit. Por nuk e di nese do me kuptoje njeri, ndryshimi i ajrit e çdo gje tjter kane ndikuar mjaft tek une. Ndoshta mund te jete periudha e te mesuarit me ambjentin e qytetin e ri, por une e kam koken rremuje akoma e sme behet asgje e veçante per momentin. Kjo eshte dhe arsyeja qe sme behet as foto apo ndonje zhgarravine mbi tuval. Lidhur me kete mosdeshire per gje kam nevoje per ndonje fjale e eksperience te njejte tuajen.
Nejse, po hyj ne temen e thesin.Thesi im eshte kjo e kuqja. Jam e knaqur me te se me mataron mire, ka shume xhepa, dhe e perdor ne shume raste. Sot nga thesi dolen keto gjera;
1- Lapsa e stilolapsa e papers me shumice e ngjyra te ndryshme
2-Kuleta e kartave
3-Notebook(me sherben per çdo lloj shenimi qe marr)
4- Samsung-et e mi (kamera & celi)
5-Karta e metros
6-Corrector( se ndaj asnjeher, me shpeton jeten ne raste emergjente,eshte antiburokrati im, ne gjykate apo institucion tjter, ktu pranohen korigjimet i hedh dhe nje firme poshte, e hec babe, ky korektor ka ber shum sekuestrime)
7-Gazeta e dites
8-Librat(kam dhe 40faqe nga 'Krimi dhe denimi,Dostojevski, per çlodhje kam te pandashmin I Grandi Classici Disney, me skica)
9-Kartvizitat
10- Blloku i telefonave( e mbaj per nostalgji, se ka shum nr e emra qe kam harruar ti shtoj)
11- Syzet( e saldatorit)
12-Buzerozi
13- Lastly, My poison

Kuptohet Spongy dhe pse esh ne foto ,nuk eshte pjese e thesit tim por skisha çbeja. Vdes per çik çakerriqe, sa i pa u turr per te loz e me e hedh me naj rrreze.Embylla ne dhome, te fotografoja e qete, po skish zot ta mbante! Apo seshte dhe ne muajin mars te vetin, ka nisur te flase macja e te marr shtepine mbare duke u ferkuar.
Eno, si duket e bera detyren ee! S'ishte aq e tmerrshme sa e mendoja :)