Dhe me ne fund djaloshi bukurosh japonez nuk duron dot me. Zemra e shpirti i tij jane duke plasur nga sekreti rrengjethes. Kane kaluar vite pas asaj historie, e ai veç ka rendur per ta fshire nga kujtesa. Ka provuar çdo gje qe mendonte se mund ta ndihmonte per harrese. Eshte larguar prej femres fqinje qe adhuronte si ai romanet skica, provoi te merrte ngrohtesine e te gjitha femrave me perla e kimono ngjitur pas trupit. Nisi hobin e tij fotografine duke shetitur boten, semundja e tij sa kish nisur te sherohej, por aq u desh veç nje rastisje kur ai te degjonte ne amfiteatrin e vjeter ate ze fin e melankolik te njohur, dhe çdo gje nis nga fillimi. Gjithe mundi i viteve shkuar bosh. Ndjehet i lodhur, i vuajtur, per te jeta s’ekziston me. Ne mendje i vjen nje legjende japoneze… Veshtron nje nga nje muret e pergjysmuara te amfiteatrit. Dukej sikur kerkonte diçka… Me ne fund i pashprese i drejtohet murit si Raskolnilovi i Dostojevskit pasi vrau fajdexhien e urryer. Mbi te ish nje vrime e vogel. I brengosur e pafuqi, ngjit gojen e tij mbi te, e si ti pershperiste diçka ne vesh njeriu, ai me ne fund le sekretin e tij shpirtmarres.Vuajtja e mjerimi e kishin bere qe te kerkonte tempullin e tij, vrimen ku ai te gjente prehje e ngushellim.Asnjeri smund ti jape kuptim kesaj shpirtrendesie me shume se Wong Kar Wai tek filmi In the mood for Love, i njohur me skenat e trishtuara plot tym cigaresh.
Ja dhe nje tjeter djalosh kesaj here si dihet origjina. Turist prej disa ditesh ne Stambollin kaotik. Entuziast gazmor e kenaqet me çdo gje te re, eshte me pushime. Por ndodh diçka qe mund te ndodhe ne çdo moment te jetes e njeriu smund te mbrohet prej saj me asnje lloj arme.
Veren se ne çdo çast kish nevoje per tingullin e zerit, per veshtrimin e sigurisht per pranine e saj qe ta verente e te zhbironte misticitetin qe ajo mbarte. E gjithe kjo ndodhte pa vetedijen e tij…Ish nje ndjenje e embel e hidhur…por qe ja bente me te bukur e terheqes Stambollin. Ajo tashme ish orbita e tij, qe se lejonte as ti afrohej me shume por dhe as ti largohej. Nuk e duronte dot deshperimin kur ajo i largohej.Ai smund te vinte me gjume ne sy. Ajo e kish refuzuar. Por ndryshe nga japonezi ai ish kembengules ne deshiren e tij. Ku i dihet ndoshta besonte ne Zot e mrekullite i tij. Trishtimin ai e shprehte veç me shikimin e tij, por ajo perseri shmangej. E ai fundosej me shume ne pusin e dhimbjes, por nuk i zemerohej dot asaj. I hutuar siç ish, ne daljen e Shen Sofise ai degjon e shikon turbullt ciceronin qe tregon Vrimen e Deshirave. Pa i vene veshin as legjendes se saj ai ecen drejt vrimes i vendosur ne deshiren e tij. Veshtron gjate femren e vuajtjes se tij, duke perseritur me vete deshiren, afrohet e kryen ritualin mbi tempullin e tij…