Wednesday, 14 February 2007

HYRJE















Parathania e Parathanieve
Perdite perndojne zotat
dhe rreshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Nder tru te njerzimit zoti galuç ka ndejun.
Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
ne shej te pendimit
dhe bertet ne kulm te hidhnimit:
ç'ka, ç'ka krijove?
- Njeriu nuk e di:
a asht zoti pjella e tij,
apo ai vete pjella e zotit.
Por e shef se asht kot i kotit
me mendue mbi nje idhull
qe nuk pergjegj.
Dhe tash s'po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Ka ardhe nje kohe,
ne te cilen njerezit po kuptohen fare mire
per me ndertue Kullen e Babilonit,
dhe ne maje Kulles, ne maje te majes se fronit
ka me hype njeriu
dhe ka me thirre:
Perendi! Ku je?

Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni, 1911-1938