Thursday, 31 July 2008

Femrat Drunkorexike Midis Nesh












Ka kohe qe disa nga mikeshat e mia kane nisur te thone; “S’kam ngrene prej dy ditesh sepse neser kemi party dhe do te pijme deri ne çmenduri etj”. Dhe sidomos tani ne veren se nxehte e gjate pushimeve te shumeprituara e te “holla e elegante”, mos ngrenia dhe perdorimi i alkolit deri ne shfrenim eshte pothuaj ritmi i jetes, pa i shtuar ketu dhe oret e teperta ne palestra mbi biçikletat kondicion.

Sipas studimeve te dieticieneve te bera kohet e fundit, kjo menyre e te ushyerit me alkol qenka nje fenomen i praktikuar nga shifra te larta femrash dhe si çdo gje tjeter dhe kjo e ka nje emer “DRUNKOREXIA”.

Sipas dieticieneve femrat e diteve te sotme jane te detyruara te jene te elegante edhe duke perdorur alkol. Shume femra te diteve te sotme ndjejne nje presion social mbi vete, si per te pire pije alkolike ashtu dhe per te qene sa me elegante. Pasi te jesh elegante tashme per femrat eshte nje domosdoshmeri kulturore ndersa te perdorimi i pijeve alkolike konsiderohet e modes.

“Drunkorexia” eshte nje problem shendetesor i cili shfaqet tek femrat qe perdorin alkol me teprice. Keto femra drunkoreksike duke mos ngrene ose mos respektuar disiplinen e te ushqyerit ne vakte, marrin kenaqesine e te mos paturit problem kalorite e teperta te alkolit.

Ky fenomen eshte perhapur ne shume vende te Europes e ne Amerike. Sipas specialisteve, “drunkorexia” eshte me e perhapur tek mosha e re. Fotot dhe pozat me kokteil e pije alkolike te aktoreve e modeleve elegante te famshme te cilat merren si shembuj stilesh nga te rinjte, jane nje nder faktoret kryesore te shtimit ne numer te drunkoreksikeve.

Edhe pse “Drunkorexia” akoma nuk ka hyre si term ne literaturen e shendetesise, aktualisht ajo eshte nje menyre e te ushqyerit dhe e dietes te cilen e praktikojne shume femra. Shumica e femrave drunkorexike jane te vetedijshme per kete lloj diete jo te shendetshme por nuk dine se çfare pasojash mund te shfaqi ajo.

Psikologja klinike Carrie Wilkens shpjegon pasojat e te mosushqyerit para perdorimit te alkolit. Sipas saj; Te ushqyerit para perdorimit te alkolit, menjanon te dehjen e shpejte duke e ngadalesuar ate me thithjen e alkolit nga ushqimi. Pija e pare qe merret pas nje dite pa ngrene krijon nje efekt me rrezik te larte ne organizem. Shume nga keto femra nuk ushqehen per dite me rradhe ndaj dhe kur nisin perdorimin e alkolit kane probleme te shumta si per shembull humbje e marrje mendsh. Shifrat statistikore tregojne se 30 perqind e femrave te moshave 18-24 e praktikojne rregullisht kete menyre te ushqyeri me alkol.