Maili ne vijim eshte i derguar ne emer te Luljeta SELIMI, drejtoreshe e Shoqates se Grave "Jeta në Kastriot", ne Prishtine.
Kontakt
Dërgoi: Luljeta Selimi
luljeta_s@hotmail.com
Kërkesë për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT”
Kush jemi ne
Organizata e gruas “Jeta në Kastriot“ është organizat e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statuesin e benificuar. Ne perkujdesiemi 2016 femra të cilat janë të dhunaura seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjeksor dhe ndihma të tjera .. . Deri me sot punojm një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveq se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të prer, gishtrinj të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të demtuar që nuk sheh fare dhe 37 në fytyrë me plage të hapura, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjera tjera etj), tri nga ato kane bërë vetvrasje gjate vitit që shkoi .Ato janë në gjendje të rënd shendetësore, psiqike ato detyrohen të kujdesën përveq për vetën edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjeksore, ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetim dhe vetëm nën përkujdesin e nënës e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamejs dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet ndersa të braktisura nga burrat janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara. Ne përpiqemi që përveq ndihmes profesionale të mjekeve që janë të të gjithë profesioniste synojm që së paku për disa kohë t’i finacojm fëmijet e tyre. Nënat e dhunuara, janë gra të traumatizuara dhe që presin ndihmën nga të tjeret sepse mendojn se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihme dhe përkrahje. Organizata jonë bënë punë vullnetare duke i shfrytzuar pasurit personale vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojm se meriton dhe se ia vlen sakrifica. Ne nga krijimi i OJQ „ Jeta në Kastriot „ gjatë viti 1999 por edhe para se të regjistrohej ne kemi punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojm femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psiqike të cilat kanë nevojë dhe tash sot për mbështetjen tonë. Në punojm 15 veta dhe ate; 10 mjeke, udhëhesit kordinyatorja dhe ndihmësja, dhe tri motra medicionale( infermjere).
Natyrisht se shumë shpesh na mungojn edhe mjetet themelore për punë e që janë shumë të domosdoshme sepse ne po kerkojm vetëm ato që të mund të këmi sukes patjetërt në punën tonë dhe zvoglimin dhe eliminimin e dhëmbjes.
Ne bëjëm sigurimin e branave për 1500 paciente nga te cilat kanë nevoj për trajtim mjeksor dhe këtë nuk kanë mundesi ta bëjnë për arsye se do të identifikohen nga rrethi që janë të dhunuara, do të bëjme ketë në mënyrë të fshehur sikur po kontrollojm të gjitha banoret e fshatrve, lagjeve vetëm e vetëm që ato mos të mbesin jashtë kujdesit mjeksor.
Për momentin ne kemi nevoj për grumbullimin e mjeteve materiale për tu siguruar 3 pacenteve tona udhëtimin në Finland ku i pret një operacion i vështir për ta kryer, për shkak të rrahjes dhe maltretimeve që iu është bërë gjatë luftës nga serbet dhe sot kanë pasoja shëndetësore dhe duhet patjeter për tu larguar shenjat e cigareve dhe prerjet e tjera nga fytyra që sot duken shumë të tmerrshme. Bileta kushton 450 euro. Për këtë udhëtimi na nevoitet një shumë e madhe pararash sepse perveq pacenteve me ato duhet të udhëtojnë edhe shoqërues nga famija e afert andaj si nga shumë firma me renome edhe nga ju po kerkojmë një shumë prej 100 euro, ose eedhe më pak . Ne arritem ta sigurojm spitalin dhe donatorin që i paguan shpenzimet e spitalit nga shteti perkatës por nuk kemi mjete për udhëtim dhe kjo e rrezikon që ta humbim donacion sepse nuk po arrijm ta sigurojm shumen e duhur ato nuk mund te shkojn asnjera. Ju lutemi nese keni mundesi ipni kontributin tuaj dhe ate sa ma shpejt sepse nese deri me datë 27.06.2008 nuk e konfirmojm udhëtimin e tyre pacentet tona do ta humbin të drejten e udhëtimit dhe sherimit në atë vend.
Nese vendosni të na ndihmoni ju lutem ta bëni në këtë xhirollogarin e Organizates apo drejtë për së drejti duke kontaktuar në telefonin +37744 209 651
Banka në Kosovë:
Llogarija e PROCREDIT BANK KOSOVO
NGO-SHOQATA E GRUAS JETA NE KASTRIOT
Numri I llogarisë 1110172740000153
Per personat jasht Kosovës shënimet tjera
Emri dhe Mbiemri i pranuesit : NGO- Shoqata e gruas Jeta në Kastriot
Adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 Numer 5 Prishtinë
Filialja e llogarise perfituese : Prishtinë
SWIFIT CODE: MBKOCS22
Për shumë për ne shikoni www.vajzat.com
Kontributi juaj do të reklamohet për një vit në web faqen tonë
Me nderime nga drejtoresha Luljeta SELIMI