
Nderkohe qe festimet e 1Majit ne Shqiperi u konsideruan si retrospektive, ne France presidenti me rastin e dites se tyre, i mirpriti punetoret me muzike ne pallatin presidencial. Ndersa ne Turqi ngjarjet rrodhen ndryshe. Pas nje periudhe te gjate bisedimesh midis sendikatave dhe qeverise per deklarimin e pranimin zyrtarisht te 1 Majit si dite feste dhe pushim, qeveria jo vetem qe nuk e pranoi kete gje por njekohesht ndaloi rreptesisht dhenien e lejeve per mitingjet dhe protestat e ndryshme ne kete dite, gjithashtu mori masa te jashtezakonshme per parandalimin dhe paralizimin e tyre.
Dhe rezultati : Lufte ne mes te Stambollit dhe 505 protestues te arrestuar!
Fotot nga mediat turke dhe te huaja


Friday, 2 May 2008
Rezultati i 1 Majit ne Turqi
Monday, 14 April 2008
Pippa Bacca Nusja e Paqes qe........
"Ne çdo vend te botes ka njerez te keqinj e perdhunues" keto jane fjalet toleruese te familjes se mbytur ne vaj e lote te Nuses se Paqes Pippa Bacca. Jane fjale qe pas kesaj ngjarjeve mishrrengjethese, çlirojne paksa ndergjegjen e vrare te popullit turk qe e ka mbuluar turpi keto dite. POR NUK MJAFTON......
Vertet qe mund te kete njerez te keqinj ne çdo vend por nuk mbeshteten ose u ferkohen shpatullat nga sistemi si ne Turqi.
Para disa ditesh u lebetisa kur degjova lajmin se nje baba qe kish perdhunuar vajzen e tij 12 vjeçare ishte denuar vetem me 5 vjet pasi kishte perfituar mase uljeje denimi per vete faktin se sipas raportit te shendetesise ligore vajza e perdhunuar nuk kish pasur asnje pasoje psikologjike pas perdhunimit ndaj dhe babait perdhunues i dhane denimit me te ulet te vendosur me ligj.
Ose nje rast tjeter, deri disa kohe me pare nese nje grua gjate aktit te perdhunimit bertet e uleret per ndihme dhe shpetohet si dhe per kete arsye akti i perdhunimit nuk realizohet deri ne fund, personi perdhunues merr nje ulje denimi gjysem per gjysem. Me ne fund Gjykata e Kasacionit e ndaloi....
Gjithashtu deri ne 2004 ne Kodin Penal te Turqise shkruhej se nese nje i aferm i merr jeten nje te aferm/e per arsye nderi psh nese babai ose vellai vret motren sepse ajo eshte perdhunuar, perfiton ulje denimi sepse ka arsye te forte.
Ose nese perdhunuesi martohet me te perdhunuaren i falet krimi. Ose ose brenda marteses nuk ekziston krimi i perdhunimit etj etj.
Ne kete sistem me drejtesi maço ku ekziston mentaliteti qe nje femer e cila jeton marredhenie para ose jashte martese e meriton perdhunimin do degjohen te tjera e te tjera çmendurira....
Sot teksa po bisedoja me nje shokun tim turk rreth kesaj ngjarje qe ka pushtuar gjithe Turqine, me tha: Majla, merr nga rruga tre meshkuj turq e pyeti nese do te shihnit nje femer te huaj ne rruge ne nje ore pak a shume te vone, çfare do te benit? po ne rastin kur ajo te mos jete e huaj por turke? Dhe e pakta nje prej tyre do te thote me ze te larte: Do tja tregoja une sesi shetitet vetem ne ate ore ....... ne rastin e dyte: aaaaa jo sbehet, turkja eshte motra jone......
E ardhmja sdihet, ndoshta pas flijimit te Pippa Baccias sdo te kete me njerez te keqinj. Edhe pse qellimi i udhetimit te saj ishte te tregonte sigurine e paqen midis njerezve te botes, ajo sdo te jete me.....
