Katari, vertet vend i çuditshem. Mund te thuash me plot goje nje karshtisje e ndertesave ngjyre rere dykateshe te Riyad-it me gradaçelat e New York-ut. Nje shtet i formuar pas 1971, pa ushtri, histori, muze e monumente. Keto te fundit mund jene ose monumenti i perles (simboli i Katarit-pasi perlat gjenden me shumice) ose karroce supermarketi (siç dihet, Katari eshte nje nga vendet me te pasura me petrol e gaz, ndaj dhe konsumon çdo gje ne menyre te jashtezakonshme).
Nje adhurim i papare ndaj kultures amerikane, bente qe mezi te gjeje diçka t'i perkiste kultures arabe (Ne foto,Esraresh-vendalinjte me veshjet e tyre tipike, te ndare veç burrat-qe thurin kashte e veç grate qe pikturonin duart me kena.)pasi zakonisht shihje femra te mbuluara me çarçaf te zi, me tualet ne max e me çanta origjinale Gucci e meshkuj me entari te bardheduke ngare Hammer e makinat e fundit me te renda...
Temperatura e larte (gjate dites 60 e siper, ne darke 45-50) krijonte pamundesine e eksistences se kembesoreve. Jashte mund te rrije max 5 minuta sa per nje foto shoot...
Ne kete vend me popullesi 1,500,000 banore, mund te gjeje nga çdo kombesi, kryesisht nga India,Filipine, Malayzia, Siria,Egjipti,Turqia, Spanja,Amerika,Anglia,Franca,Ukraina,Italia,Gana e shume vende te tjera. Do thoni; dhe Shqiperia :), gjate kohes ne Katar nuk munda te rastis me asnje shqiptar. Sa mendova njehere ti bej kerkese Emirit te Katarit, per ti vene emrin tim ndonje rruge a sokaku te Katarit .....:)