Ate nate dhe macja ishte midis nesh e te degjoi kur ti pranove mekatin tend… Ti as u skuqe as u zverdhe ste ndodhi asgje nga ato qe une kisha frike se mos te te ndodhnin. Ndoshta e kisha ekzagjeruar duke e kisha perfytyruar si skenat e semura te pas-tradhtise tek “Shame” e Bergman-it.
Ti qave, ti u struke e me ne fund u shfryve nga e ajo fshehta jote qe te bente te ndjeheshe “a real man” por dhe nje zagar ne te njejten kohe. Une mbahesha fort pas fytyres se partneres empatike per te mos u kthyer ne egersire femerore…
Te thashe qe ke fituar statusin e mashkullit ordiner e ty ste pelqeu, u preke shume e vazhdoje te qaje. Por une sqaja dot dhe veten spo e detyroja per kete. Sme pelqenin keto mutual qurravitje faljeje e pendese…
E per çfare dreqin duhet kjo empati, xhanem! Kur tashme une e di qe sdo mund te çmendem dot pafajshmerisht me ty duke pire Havana e kthyer ca shat tekila. S’do mund te shoh Passolinin e Tarkovskin e te flas per Dostojevskin. Sdo mund te te shoh me pa menduar asgje. E di dhe ti sdo mund te besh dot me filma se ty ste pelqejne skenaret me dashuriçka e qurravitje, qe ke ne dore per momentin…
Dua te te dhuroj ca lule te thata opiumi por...
You Don't Fool Me!